03:11 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqipëria do të vuajë në 2040 për ujë, parashikohet si zonë me rrezik të lartë

12:46 | 19/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Veliaj rrit çmimin e ujit për familjet dhe bizneset në Tiranë, sa janë tarifat e reja (VENDIMI)

Sot Shqipëria po përballet me pasojat e përmbytjeve, por brenda pak dekadash situata mund të ndryshojë krejtësisht.

Sipas të dhënave të ofruara nga Instituti i Burimeve Botërore dhe OECD, në vitin 2040 Shqipëria do të jetë pjesë e shteteve të cilat do të vuajnë nga mungesa e ujit, ose siç thotë studimi “zona me stres për ujin”.

Sipas të dhënave të hartës, Shqipëria bën pjesë në shtetet me rrezik të lartë, ku raporti i mungesës në furnizim me ujë në 2040 pritet të jetë në nivelet 40-80%. Edhe pjesa tjetër e Ballkanit do të vuajë të njëjtin fat, Greqia parashikohet të jetë në vendet me “rrezik shumë të lartë”, sikurse edhe vendet në Emiratet e Bashkuara dhe Afrika e Veriut.

Uji mbulon dy të tretat e sipërfaqes së Tokës. Nuk mbaron kur konsumohet: thjesht vazhdon të qarkullojë. “Asgjë nuk është më e dobishme se uji”, ka thënë Adam Smith, i cili shtoi edhe se  “nuk mund të ketë asgjë që të ofrohet në këmbim të tij.”

Hulumtuesit parashikojnë se në mesin e shekullit, më shumë se gjysma e njerëzimit do të jetojë në zonat e theksuara pa ujë. Ndër arsyet, sipas artikullit, renditet rritja e popullsisë botërore dhe përdorimi i ujit më tepër nga to. Një tjetër arsye është ndryshimi klimatik, i cili përshpejton ciklet hidrologjike.

Instituti i Burimeve Botërore studion 167 vende dhe zbulon se 33 përballen me stres të jashtëzakonshëm të ujit deri më 2040. Problemi më i madh sipas studimit vjen nga keqmenaxhimi i ujit dhe kjo është diçka që kryesuesit e shteteve do të duhet të kenë në krye të axhendës së tyre të shqetësimeve.

Çelësi për menaxhimin e ujit më mirë është të çmojë atë siç duhet, duke u dhënë konsumatorëve një arsye për të mos e humbur atë dhe investitorëve një nxitje për të ndërtuar infrastrukturën për ta furnizuar atë./monitor

Pas

Nuk njohu Floidën si deputete, Curri-Felajt: Edi Ramës në dritë i dukesh si Pandeli Majko

Para

Procedohen 10 deputetë të parlamentit, mes tyre edhe Monika Kryemadhi

Para
Procedohen 10 deputetë të parlamentit, mes tyre edhe Monika Kryemadhi

Procedohen 10 deputetë të parlamentit, mes tyre edhe Monika Kryemadhi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.