19:59 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Shqipëria, vend ideal për të investuar”/ Rama: Saranda do vijojë të zhvillohet, kemi projekte

10:46 | 24/03/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama në Sarandë: Me hyrjen në BE, vlera e pronës në këtë vend dyfishohet

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me sipërmarrës të rinj që janë rikthyer në Shqipëri, duke u bërë një faktor i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë lokale. Ai theksoi se projektet për Sarandën do të vazhdojnë, duke theksuar se qyteti ka mundësi të mëdha për rritje dhe zhvillim. Rama u shpreh rreth ligjit për paketën e maleve, duke theksuar se ky ligj ka të bëjë edhe me zonat e brendshme të vendit.

“Mbase emri ju krijon një ide të gabuar edhe pse ligji me paketën e maleve i referohet në radhë të parë maleve, por i referohet edhe territoreve të brendshme të vendit. Pra edhe territorit gjithë rajonit Sarandë dhe ku ka një potencial të madh për të investuar. Në ligjin me emrin paketa e Maleve, mjafton një dëshmi e miratuar nga Këshilli Bashkiak sa i përket pronës që mund të mos ketë hipotekën për shkaqe që i dimë, për të bërë menjëherë marrëveshje me shtetin për të marrë lejen e ndërtimit dhe filluar me investimin.

Në momentin kur mbaron investimi prona është e jotja e hipotekuar dhe çdo problematike që mund të lindë nuk ka lidhje me ty. Dhe 500 të parët që do të futen në aplikim për të zhvilluar një pronë për agroturizëm, agropërpunim apo çdo zhvillim tjetër me natyrë rurale që kërkon investim do të ketë një periudhë 10-vjeçare, pa asnjë taksë. Dhe i 501 do të paguajë taksë. Pra shiheni këtë si mundësi…Horizonti është i hapur dhe Shqipëria është vendi ideal për të investuar dhe të jep mundësinë të fitosh shumë më tepër se ç’fiton duke punuar jashtë dhe për të tjerët. Ju e dini që sot ju në strukturat tuaja jepni paga që janë konkurruese me pagat e Greqisë për të njëjtat punë”, tha Rama.

Pas

Territori autonom danez synohet nga Trump, zemërim në Groenlandë për vizitën e Usha Vance dhe Mike Waltz! Kryeministri: Provokim! Qëllimi, të na tregohet demonstrim fuqie

Para

Ndeshja Shqipëri-Andorra/ Policia kalon në “sitë” rrjetet sociale, kontrolle për shitje biletash në tregun e zi

Para
Shisnin me çmime të “kripura” biletat për Shqipëri-Çeki, procedohen penalisht 4 persona

Ndeshja Shqipëri-Andorra/ Policia kalon në “sitë” rrjetet sociale, kontrolle për shitje biletash në tregun e zi

 



Të Fundit

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

“Dënim maksimal për zjarrvënësit e qëllimshëm”/ Balluku: Do ketë penalitete, identiteti i tyre do bëhet publik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.