Kreu i PD Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij gjatë Kuvendit Kombëtar të Forumit Rinor të PD, në ditën kombëtare të Rinisë.
Berisha u shpreh i bindur se janë të rinjtë ata të cilën kanë fuqinë për ta shpëtuar këtë vend, nga regjimi mafioz i Edi Ramës.
Sipas Berishës Shqipëria shpëtohet vetëm me revolucion.
Berisha: A do mundeni ju me energji, guximin dhe perkushtimin të shpëtoni Shqipërinë e cila ndodhet në një rrokullisje të madhe, përballet sot me pasoja të një pushtimi të brendshëm ndër të egrit të eksiztencës tonë. A do mund të shpëtoni Shqipërinë e cila është sot vendi, shoqëria më e agresuar, më viktimë e mafies shqiptare rajonale dhe botërore.
Bindja ime e thellë shtë se ju keni të gjithë potencialin, energjinë, forcën për të shpëtuar këtë vend, për ta vendosur përsëri në rrugën e së ardhmes.
Mos harroni se jeni trashëgimtarë të një lëvizje e cila me nje guxim u përball në vitet 90 me diktaturën stalisinte të egër, çrrenjëzore e barbare që Europa kishte njohur. Shqipëria shpëtohet vetëm me revolucion. Të përballemi ballë për ballë me fundërrinen e regjimit, me Edi Ramën këtë bir xhelati që urren qenien shqiptare, urren dinjitetin e shqiptarëve.