05:29 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqipëria voton/ 3.7 milionë shqiptarë zgjedhin parlamentin e ri

18:27 | 11/05/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqipëria voton/ 3.7 milionë shqiptarë zgjedhin parlamentin e ri

3 713 761 milionë shtetas shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, nga të cilët 114,642 votues për herë të parë do t’i drejtohen këtë të diel kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament, për një mandat 4 vjeçar.

Për herë të parë voton edhe Diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar, po ku problematikat nuk kanë munguar në postimin apo kthimin e zarfeve të emigrantëve, kryesisht në Greqi.

Në garë janë 11 parti apo koalicione politike, ku çdo subjekt garon me 186 kandidatë në listën e votimit, 46 prej të cilëve janë në listën e sigurt.

Qendrat e votimit do të hapen në orën 7:00 dhe do të mbyllen ne 19:00.

Kodi zgjedhor parashikon që ato të qëndrojnë të hapura edhe përtej orarit vetëm në rastet e fluksit të votuesve. Në të njëjtën orë, do të mbyllet edhe procesi i votimit për Diasporën.

Çdo zarf që vjen përtej orës 19:00 nuk do të numërohet.

17:58-Konflikt brenda qendrës së votimit në Paskuqan, kërkohet ndërhyrja e policisë

Një incident raportohet të ketë ndodhur në shkollën “Jashar Hoxha” në Paskuqan. Sipas burimeve është kërkuar ndërhyrja e policisë, pasi ka një konflikt brenda qendrës së votimit, ku një person raportohet se po tentonte të dëmtojë pajisjet.

17:46-Giro d’Italia nuk shtyn orarin e votimin në Vlorë/ Komisioni rregullator rrëzon kërkesën e PS

Në mbledhjen e rregullatorit të KQZ është diskutuar kërkesa e PS lidhur me shyrjen e afatit të votimit në Vlorë, me argumentinin se janë të paaksesueshme për shkak të aktivitetit G’iro D’italia.

“Sipas PS lëvizja e qytetarëve mund të jetë vështirë dhe për këtë kërkohet shtyrja e orarit deri në 22:00”, u shpreh përfaqesuesi i PS duke kërkuar shtyrjen e orarit.

Megjithatë, pas diskutimeve të zhvilluara në fund është vendosur që votimi të vijojë deri në të njëjtën orar siç edhe është njoftuar në orën 19:00.

17:26-Tiranë/Procedohet Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, për kanosje ndaj votuesve në Vorë

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë kanë nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, në bazë të nenit përkatës të Kodit Penal.

Sipas kallëzimeve të dy shtetasve, Xhoni Asllanaj, 29 vjeç, dhe M. D., 33 vjeç, ngjarja ka ndodhur në zonën e Vorës, ku ata pretendojnë se janë kanosur dhe penguar nga Flamur Noka, për të ushtruar të drejtën e votës.

16:43-PD kundër shtyrjes së orarit të votimit në Vlorë: Nuk do ndjekim propagandën qeveritare

Partia Demokratike është zyrtarisht kundër shtyrjes së afatit të votimit në qarkun e Vlorës, në të cilin është zhvilluar gjatë së dielës dhe gara çiklistike Giro d’Italia, e cila mesa duket ka ndikuar dhe në pjesëmarrjen e votuesve.

PS iu drejtua që një ditë më parë KQZ me një kërkesë për zgjatjen e afatit, teksa përfaqësuesi i PD iu drejtuar komisionit mesditën e së dielës, që të mos shkelë ligjin.

16:34-Pjesëmarrja në zgjedhje! Deri në orën 16:00, morën pjesë 35.92 përqind e qytetarëve me të drejtë vote

KQZ ka përditësuar të dhënat sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 16:00, kanë marrë pjesë në votim 35.92 përqind e zgjedhësve. Krahasuar me orën 15:00, kanë votuar edhe më shumë se 3 përqind e qytetarëve me të drejtë vote.

Qarku që ka votuar më shumë është Dibra, me 45.1 përqind, ndërsa edhe qarku Tiranë ka pjesëmarrje të lartë me 39.77 përqind.

16:09-Tensionet në Vorë/ Celibashi revokon akteditimin e vëzhguesve të partive

Pas konfliktit midis Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe një qytetari, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka marrë një vendim.

Në mënyrë të menjëhershme, u është hequr akreditimi i të gjithë vëzhguesve për KZAZ-në nr. 27 në Bashkinë Vorë. Përjashtim bëjnë vëzhguesit ndërkombëtarë dhe mediat.

“Në mbështetje të neneve 6, 7, 19, pikat 1, shkronja “n”, dhe 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe Vendimit nr. 23 date 1.2.2023, “Për procedurat dhe kriteret e akreditimit të vëzhguesve të subjekteve zgjedhore në komisionet e zonave të administrimit zgjedhor, komisionet e qendrave të votimit dhe vendet e numërimit të votave, në zgjedhje”,

16:04-Policia njoftohet për të shtëna me armë në Fushë Milot! Sherri dyshohet se nisi në një qendër votimi

Një përplasje mes disa personave ka ndodhur këtë të diel në qendër të qytetit të Milotit, duke shkaktuar shqetësim tek qytetarët.

Policia bën me dije se është njoftuar për të shtëna armësh, por pas mbërritjes në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja apo prova të tjera që të konfirmojnë përdorimin e armës.

Nga veprimet e para hetimore, janë identifikuar dy nga personat e përfshirë në konflikt, ndërsa vijojnë kërkimet për të tjerët që dyshohet se kanë marrë pjesë.

15:09-Tensione në Elbasan: Bllokohet qendra e votimit në Tregan, incidente në Fushë Mbret

Procesi zgjedhor në Elbasan është shoqëruar me tensione dhe incidente në disa zona. Në qendrën e votimit nr. 2194, që ndodhet në njësinë administrative Tregan, e djathta ka bllokuar përkohësisht votimin. Shkak për këtë është bërë prania e disa personave të paidentifikuar brenda qendrës së votimit, çka ka çuar në thirrjen e forcave të policisë për ndërhyrje.

Ndërkohë, debate janë regjistruar edhe në qendrën e votimit nr. 2350/1 në qytet, ku përfaqësues të forcave politike kanë pretenduar se persona të paautorizuar i janë afruar perimetrit të qendrës, megjithëse votimi nuk është ndërprerë.

14:42-Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, agjentë të BKH dhe oficerë të Policisë zbarkojnë në Fier, vëzhgojnë zonat e “nxehta” të Qarkut

Prokurori i Posaçëm Sotir Kllapi dhe agjentë të BKH, shoqëruar edhe nga oficerë të Policisë së Fierit, kanë zhvilluar një vëzhgim në disa zona të Qarkut. Një nga keto zona është edhe Roskoveci.

Krahas prokurorit Sotir Kllapi, e deleguar me detyra ne qarkun e Fierit per krimet zgjedhore edhe dhe prokurorja tjeter e SPAK Doloreza Musabelliu. Deri më tani nuk janë verejtur shkelje nga ana e prokurorëve të Posaçëm ndërsa prezenca e tyre do të jetë deri në mbyllje të procesit të numerimit.

14:25-Belinda Balluku voton në Fier, thirrje qytetarëve për të zgjedhur dhe akuza për PD-në: Futen në QV dhe i bëjnë presion komisionerëve

Zv.kryeministrja dhe drejtuesja politike e qarkut të Fierit, Belinda Balluku ka hedhur votën e saj në Fier.

Ajo ka zgjedhur një orar dreke për të votuar. Pasi ka kryer proceset zgjedhore, ajo ka hedhur votën e saj në kutinë e votimit dhe më pas dha dhe një deklaratë për mediat.

“Dua t’ju falënderoj të gjithë gazetarëve dhe operatorëve që po mbuloni qarkun e Fierit. Do i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve për të përdorur votën e tyre dhe mos ta çojnë dëm.

Të them të drejtën, drejtuesit politik kanë për detyrë të drejtojnë qarkun e tyre., unë kam qenë gjithë ditën e zënë duke drejtuar qarkun. PS ka bërë më të mirën për të respektuar dhe mos thyer kodin zgjedhor. Dua të falënderoj të gjithë kandidatët e PS-së për sjelljen e tyre gjatë ditës së sotme, gjë e cila nuk është respektuar nga kandidatët e partive të tjera.

14:23-Fier/Denoncim për dhunë nga Luan Tollozhina.Pensionistja 73-vjeçare rrëfen ngjarjen jashtë qendrës së votimit

Një tjetër denoncim rëndon ndaj shtetasit Luan Tollozhina në qarkun Fier, i cili akuzohet për dhunë verbale dhe fizike ndaj një pensionisteje 73-vjeçare, në ambientet e jashtme të një qendre votimi. Ngjarja është raportuar nga vetë e moshuara, e cila deklaroi për mediat:

“Jam 73 vjeçe, votova normalisht. Më pas mora burrin dhe e solla këtu, se e kam të shtrirë në krevat. Më kapi Luan Tollozhina për gryke dhe më tha fjalët e fundit, që s’ka bir nëne t’i thotë. Të më dhunojë dhe të më thotë mua je komuniste dhe rrugaçe në këtë moshë. Unë isha këtu jashtë dhe prisja, ai bën ligjin këtu.”

14:15-Zgjedhjet e 11 Majit/ Pjesëmarrja në votime deri në orën 14:00 kalon 27%

Sot, më 11 maj, qytetarët shqiptarë votojnë për përbërjen e re të Parlamentit. Mbi 3.7 milionë shtetas kanë të drejtë vote në këto zgjedhje.

Sipas përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 14:00 pjesëmarrja në rang vendi është raportuar në 27.22%. Të dhënat janë mbledhur nga 1389 qendra votimi, nga gjithsej 5225 në të gjithë vendin.

14:04- Fotografoi votën dhe e publikoi në rrjetet sociale, arrestohet i riu në Tiranë

Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ka shkelur fshehtësinë e votimit duke fotografuar fletën e tij të votimit dhe duke e publikuar atë në rrjetet sociale.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme gjatë procesit zgjedhor.

“Fotografoi fletën e votimit dhe më pas e publikoi atë në rrjete sociale, arrestohet 34-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas shfaqjes së një postimi në një portal ku një shtetas kishte publikuar fotografimin e fletës së votimit, organizuan punën, identifikuan, lokalizuan dhe arrestuan shtetasin R. F., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

13:23-A do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve nëse PD nuk fiton? Përgjigjet Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga selia blu iu bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje sa më masive në këto zgjedhje që siç tha janë për të ardhmen e kombit.

Berisha shprehu bindjen se verdikti i popullit sot do jetë historik, ndërsa paralajmëroi cilindo që shkel ligjin se do të mbajë përgjegjësi.

12:25-Tiranë/Fotografoi fletën e votimIt, arrestohet 56-vjeçarja.

Shërbimet e Policisë në Komisariatin Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se një shtetase në shkollën “Ali Demi” kishte fotografuar votën dhe më pas ishte larguar, organizuan punën, identifikuan, shoqëruan dhe arrestuan në flagrancë shtetasen A. H., 56 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

12:36-Tjetër rast i fotografimit të votës/ Pas Elbasanit, arrestohet votuesja në Tiranë

Një shtetase u arrestua pas hetimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nën akuzë për veprën penale ‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’, parashikuar nga neni 327/1 i Kodit Penal. Kryetari i Komisionit Zonal të Qendrës së Votimit në qendër votimi në Tiranë pasi konstatoi shtetasen A.H. duke fotografuar fletën e votimit denoncoi rastin.

12:23-Luan Baçi nxirret jashtë qendrës së votimit nga komisionerët, shkeli Kodin Zgjedhor

Luan Baci, kandidat i PD në qarkun Fier po vijon të shkelë Kodin Zgjedhor. Që në nisje të procesit, Baçi u fotografua pranë shkollës “Petro Sota” në Fier, ku janë vendosur qendrat e votimit numër 3024 dhe 3028.
Këtë shkelje kandidati demokrat e ka përsëritur edhe në qendrën e votimit numër 3209 në Topojë, ku siç duket edhe nga pamjet ai ka qenë brenda qendrës së votimit. Kanë qenë komisionerët ata të cilët kanë ndërhyrë, duke e larguar prej aty, pasi Kodi Zgjedhor nuk e lejon.

12:17-“Përfaqësues të PD-së kanë braktisur detyrën”/ Kandidatja për qarkun e Fierit: Kanë hyrë brenda qendrave të votimit

“Ashtu si e kishim paralajmëruar, Partia Demokratike në qarkun e Fierit po zbaton një aksion të organizuar për të penguar zhvillimin normal të procesit të votimit.

Përfaqësues të kësaj force politike kane braktisur detyrën, në disa disa raste, siç është sekretari i Qendrës së Votimit 3209/1 në Topojë të Fierit, i cili ka marrë edhe vulën me vete. Partia Socialiste ka bërë kërkesë për zëvendësim të menjëhershëm të sekretarit të Qendrës së Votimit 3209/1, Jani Sharka.

Partia Socialiste edhe një herë ju bën thirrje të gjithë komisionerëve të Partisë Demokratike, të mos ju binden urdhrave të drejtuesve të tyre për të shkelur ligjin. Çdo shkelje e ligjit do të denoncohet në organet ligjzbatuese.

12:13- Zgjedhjet/ Kreu i misionit Monitorues të OSBE-ODIHR: Po mbledhim informacione, nesër flasim si ka shkuar procesi zgjedhor

Kreu i misionit Monitorues të OSBE-ODIHR, Lamberto Zannier foli për procesin zgjedhor në Shqipëri. Zannier tha se nesër në 15:00 do të mbajnë konferencën për të folur se si shkoi procesi zgjedhor.

“Dita e zgjedhjeve është dita e dukshme e vëzhgimit, po ne jemi këtu që nga fundi i marsit. Ne kemi vëzhguar edhe fushatën zgjedhore, nesër do kemi konferencë për shtyp. Konferenca do jetë nesër në 15:00 në Rogener”, tha Zannier.

I pyetur nga gazetarët, për denoncimet për blerje votash Zannier tha se “nuk do ishte domethënëse nëse do jepja një mendim sot, jam një person në një qendër votimi për momentin.”

11:22-“Procesi zgjedhor në vijim normalisht”, Celibashi përsërit thirrjen: Kandidatët nuk mund të vëzhgojnë procesin e votimit!

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në konferencën e parë për mediat gjatë ditës së zgjedhjeve, informoi mbi ecurinë e procesit të votimit në rang vendi, duke theksuar se situata paraqitet përgjithësisht normale, pavarësisht disa problematikave të izoluara.

Sipas Celibashit, në katër qendra votimi në Dropull, mungesa e operatorëve ka detyruar komisionerët të kalojnë përkohësisht në identifikimin manual të votuesve. “Janë disa problematika që lidhen me organizimin, siç është mungesa e operatorëve në Dropull. Megjithatë, votimi po vijon normalisht”, deklaroi ai.

11:17-Radhë për të votuar te kontenierët në Astir,qytetarët presin në kushte të vështira

Në zonën e Astirit në Tiranë, është raportuar për radhë të gjata përpara qendrave të votimit të vendosura në kontenierë. Qytetarët presin për të ushtruar të drejtën e votës në kushte të vështira, mes mungesës së infrastrukturës së përshtatshme dhe temperaturave të larta. Banorët shprehen të shqetësuar për organizimin dhe kërkojnë kushte më dinjitoze për votim në proceset e ardhshme.

11:14-Fier/Kandidatët e PD brenda qendrave të votimit shkelin Kodin Zgjedhor

Kandidatët e Partisë Demokratike në qarkun Fier po vijojnë të shkelin Kodin Zgjedhor. Që në orët e para të mëngjesit, kandidatët Luan Baçi, Eduart Sharka dhe Zana Numani janë fotografuar pranë qendrave të votimit.
Ndërkohë, edhe më flagrant është rasti i kandidates Silva Hasaj. Kjo e fundit, edhe pse është votuese në Tiranë është filmuar në qendrën e votimit 3176 në Levan, duke takuar njerëz brenda qendrës së votimit. Po ashtu edhe kandidati Ajet Gurguri, në shkelje të plotë të Kodit Zgjedhor, është futur në mjediset e brendshme të qendrës së votimit numër 3209/1 në Topojë.

11:10-Ulsi Manja pas votimit: “Vota është respekt për veten, familjen dhe Shqipërinë ,ftoj qytetarët të votojnë me përgjegjësi”

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka ushtruar të drejtën e votës dhe në një prononcim për mediat theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare.

“Vota është respekt për veten, për familjen dhe për Shqipërinë”, u shpreh ai, duke i bërë thirrje qytetarëve të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës të marrin pjesë masivisht dhe me qytetari në këtë proces zgjedhor.

11:05-Humbin 500 fletët e votimit në Qendrën e Votimit në Fier, gjenden vetëm 47

500 fletë votimi nuk janë gjetur në KZA 59 Fier, Qendrën e Votimit 3134/01.
Sipas informacioneve, në QV janë marrë 547 fletë votimi, por kanë gjetur 47.

Në sistem del që janë dërguar 547 fletë.

Situata e paprecedentë ka ndodhur në Qendrën e Votimit në shkollën “Kostandin Peto”.

11:04-Zgjedhjet e 11 Majit/ Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

Sot, më 11 maj, qytetarët shqiptarë votojnë për përbërjen e re të Parlamentit. Mbi 3.7 milionë shtetas kanë të drejtë vote në këto zgjedhje. Sipas përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 10:00 pjesëmarrja në rang vendi është raportuar në 13.15%. Të dhënat janë mbledhur nga 1389 qendra votimi, nga gjithsej 5225 në të gjithë vendin.

10:52-Rama voton me bashkëshorten në Surrel: Sot është fjala e popullit! Do të jemi vendi tjetër i BE

Kryetari i Partisë Socialiste njëherësh Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama votuan në shkollën “Ymer Lala” të Surrelit.

Gjatë një prononcimi për mediat kryteministri Edi Rama tha, “E vetmja gjë që ka mbetur pa u thënë është fjala e popullit të presim cfarë do thotë populli” tha Rama.

10:28-“Do të kemi një ditë të dytë vere!”/ Berisha thirrje qytetarëve: Votoni për shqiptarët, fëmijët dhe pensionet!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha kanë hedhur votën e tyre në ambientet e shkollës “Kosova”.

“Një thirrje për çdo qytetar shqiptar sot të votojnë, të votojnë për vetën e tyre, për fëmijët e tyre, për pensionet dhe rrogat e tyre, për punën, punësimin, biznesin, fermën e tyre. Të votojnë për të ardhmen për të ardhmen e fëmijëve të tyre”, apeloi Berisha.

10:46-Përfundon me sukses votimi në burgun e grave në Pojske të Pogradecit

Në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare që po mbahen sot në Shqipëri, procesi i votimit është zhvilluar me sukses edhe në institucionet e vuajtjes së dënimit. Një nga rastet që konfirmon funksionimin normal të procesit është ai i burgut të grave në Pojske të Pogradecit.

Në këtë institucion, 36 të dënuara që gëzojnë të drejtën e votës e ushtruan këtë të drejtë pa asnjë pengesë. Votimi u organizua në një qendër të posaçme votimi të vendosur pranë burgut, e cila u pajis me të gjitha kushtet e nevojshme për të garantuar një proces të rregullt, transparent dhe të sigurt.

09:57-Presidenti Begaj voton në shkollën “Kongresi i Lushnjës”, shoqërohet nga bashkëshortja

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka ushtruar të drejtën e votës në Tiranë në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.

Kreu i shtetit ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Zonja e Parë, gjatë procesit të votimit.

Bajram Begaj: Për mua mu duk një proces i qetë. Proceset zgjedhore janë të rëndësishme për qytetarët, vendi dhe demokracinë. Kjo ditë e sotmja ka një ditë të veçantë, pasi kemi hapur negociatat për BE, për herë të partë voton diaspora dhe duhet të plotësohen standarde. Kjo ditë e sotmja duhet të jetë një ditë e gëzueshme, ku qytetarët duhet të shprehin vullnetin e tyre të kirë dhe vullneti i tyre të dëgjohet.

09:38-Kryemadhi voton krah të ëmës dhe djalit, mesazhi i të birit, Besar Meta: Këtë ditë kemi mundësi ta kthejmë në një ditë historike

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka ushtruar të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Edit Durham” në Tiranë.

E shoqëruar nga e ëma dhe djali i saj, Besar Meta, Kryemadhi ka dalë publikisht për të votuar, ndonëse nuk është kandidate për deputete në këto zgjedhje. Ajo ka shprehur më herët mbështetjen për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, aktualisht në qeli.

09:05- Ervin Salianji voton në burgun e Fierit, thirrje për pjesëmarrje masive në votim

Ervin Salianji voton në burgun e Fierit.

Ervin Salianji: Kufizimi që më është bërë jo vetëm fizik duke më marrë peng apo burgosur, por duke më marrë edhe mandatin, dhe duke më privuar nga pasioni i im i madh është një mungesë e madhe.

 

Pas

KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 18:00

Para

U procedua për incidentin në Vorë, reagon Flamur Noka: Xhoni Asllanaj, nipi dhe shoferi i Albert Xhabaftit. Policia ia njeh mirë skedën

Para
U procedua për incidentin në Vorë, reagon Flamur Noka: Xhoni Asllanaj, nipi dhe shoferi i Albert Xhabaftit. Policia ia njeh mirë skedën

U procedua për incidentin në Vorë, reagon Flamur Noka: Xhoni Asllanaj, nipi dhe shoferi i Albert Xhabaftit. Policia ia njeh mirë skedën

 



Të Fundit

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.