22:57 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqipëria voton sot për 61 kryebashkiakët e vendit! Në garë 144 kandidatë, 3 Bashkitë ku do merret më shpejt rezultati

07:16 | 14/05/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vendoret e 14 Majit/ Heshtje Zgjedhore deri në mbylljen e votimeve të së dielës

Ka nisur zyrtarisht procesi zgjedhor në të gjithë vendin, ku qytetarët do të zgjedhin kryebashkiakët e ardhshëm të vendit në 61 Bashki.

Në garë janë 144 kandidatë, ndërkohë që 23.700 të tjerë konkurrojnë për të qenë pjesë e këshillave bashkiakë. Zgjedhjet do të ndiqen nga afër, prej rreth 230 vëzhguesve ndërkombëtarë, pjesa dërrmuese e të cilëve janë angazhuar nën drejtimin e misionit të ODIHR-it.

Në vendin tonë, zyrtarisht sipas KQZ-së janë 3 milionë e 650 qytetarë me të drejtë vote.

122 mijë e 545 të rinjë votojnë për herë të parë, ndërkohë që në të gjithë vendin do të jenë të hapura 5 mijë e 213 qëndra votimi.

Në Kamëz, Vorë dhe në Elbasan do të votohet dhe numërohet në mënyrë elektronike, çfarë do të thotë që sipas KQZ do të kemi një rezultat paraprak rreth 30 minuta pas mbylljes së votimit.

Në orët e fundit në të gjithë vendin nuk kanë munguar incidentet, dhe akuzat për shitblerje votash. Në Kolonjë mësohet se është goditur me grusht kandidati i PS-së Erion Isani, ndërkohë që në Ballsh është kanosur me armë vëllai i kandidatit të PD-së Agron Kapllanaj.

Në këto zgjedhje opozita është e ndarë, ndërkohë që PS kërkon të mbajë qeverisjen lokale, siç ka bërë në 4 vitet e fundit, duke qenë se zgjedhjet e 2019 u mbajtën me vetëm 1 kandidat./Faxweb.al 

Pas

Plas gjatë orëve të vona të natës në Kolonjë, goditet Erion Isai/ Bashkë Fitojmë: Po shpërndante lekë, bodyguardët e tij…

Para

Rezultat zhgënjyes për Shqipërinë në finalen e madhe të Eurovision, cili shtet rrëmbeu çmimin e parë

Para
Rezultat zhgënjyes për Shqipërinë në finalen e madhe të Eurovision, cili shtet rrëmbeu çmimin e parë

Rezultat zhgënjyes për Shqipërinë në finalen e madhe të Eurovision, cili shtet rrëmbeu çmimin e parë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.