Ish-kryeministri Berisha ka reaguar në lidhje me renditjen e Shqipërisë ndër vendet që kryesojnë listën për përdorimin e kokainës.
Ai ka përdorur ironinë ndaj Ramës duke i thënë ”bravo” për vendosjen e këtij rekordi të ri botërorë. Edhe fotoja që Berisha ka provuar nuk provokon më pak.
Jo pa qëllim ai përmend termin ‘fanar’, që ishte dhe amaneti i ish-diktatorit Enver Hoxha në momentet e fundit të jetës. “Shqipëria fanar ndriçues në botë, të shtypim me zjarr e me hekur borgjezët, bejlerët dhe agallarët, të rrojë populli”, thoshte Hoxha.
STATUSI I BERISHËS:
Rekordi boteror me i fundit i Norieges:
Shqiperia ze vendin e pare ne bote per perdorim kokaine!
Keshtu njofton zyra e OKB per drogen. Aferim more Edvin, e bere Shqiperine fanar droge ne bote! sb