British Airways dhe Ryanair marrin masa për koronavirusin, duke pezulluar fluturimet drejt Shqipërisë dhe disa vendeve të tjera të Europës, në kuadër të masave për parandalimin e virusit famëkeq.
Por burime zyrtare nga këto kompani po shohin opsione të tjera udhëtimi për t’u dhënë zgjidhje udhëtarëve që kishin zgjedhur këto kompani, dhe tashmë kishin prerë biltetat e tyre.
Deri më tani nuk është identifikuar asnjë rast me koronavirus nga Ministria e Shëndetësisë dhe 30 persona të dyshuar u janë nënshtruar testit dhe rezultuan negativ.
Por si duket kjo nuk u ka mjaftuar për t’u hequr frikën dhe dyshimet kompanive të mëdha që operojnë me Aeroportin e Tiranës duke anuluar fluturimet me vendin tonë.