07:08 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqipërisë i bllokohen miliona euro në Eurocontrol, do ti marrë Beccheti (shuma që ka siguruar deri tani biznesmeni italian)

15:39 | 26/08/2021
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sekuestrimi i parave të kompanive të naftës që i detyrohen shtetit shqiptar, nis në Hagë gjyqi për dëmshpërblimin e Becchettit, pala shqiptare refuzon të paraqitet

Ndonëse Edi Rama zotohet publikisht se Shqipëria nuk do ta paguajë gjobën 110 milionë euro për Becchetin, pagesa e saj tashmë ka nisur.

Biznesmeni Italian ka bllokuar llogaritë e Shqipërisë në Eurocontrol duke konfiskuar miliona euro të ardhura që duhet të vinin në Albcontrol.

Megjithëse lajmi në Tiranë mbahet sekret shtetëror nga qeveria, MCN arriti ta konfirmojë atë nga tre burime të pavarura në nivelet më të larta, njëri prej të cilëve pjesë e Eurocontrol.

Por si po merren paratë?

Çdo vend që bën pjesë në hapësirën e përbashkët ajrore europiane, pra që është pjesë e Eurocontrol, fiton të ardhura nga përdorimi i hapësirës së tij ajrore. E thënë me qartwa, çdo avion që kalon në hapësirën ajrore të Shqipërisë, paguan një tarifë të caktuar, e cila në termin teknik njihet si en-route charge.

Këto tarifa, shoqëritë e fluturimit ja paguajnë Eurocontrolit në Bruksel. Më pas Eurocontrol i shpërndan ato tek vendet përkatëse në mënyrë periodike. Në rastin e Shqipërisë, Eurocontrol i derdh paratë në arkën e Albcontrol, shoqërisë shqiptare të shërbimeve të navigimit ajror.

Në vitin 2019, Shqipëria fitoi 25.3 milionë euro nga tarifa e përdorimit të hapësirës ajrore. Në vitin 2020, kur trafiku ajror u reduktua ndjeshëm për shkak të pandemisë shumë ra në 11 milionë euro. Por këtë vit, me rimëkëmbjen e industrisë ajrore, fluturimet kanë shënuar një rritje të ndjeshme dhe të ardhurat po ashtu duhet të rriteshin. Megjithatë në arkat e Albcontrol nuk po hyn më asnjë e ardhur nga tarifa e përdorimit të hapësirës ajrore.

Llogaria e Albcontrol në Eurocontrol është e bllokuar dhe prej muajsh të ardhurat që duhet ti derdheshin Shqipërisë kalojnë direkt në llogarinë e biznesmenit italian.

Deri më tani, Becchetti ka konfiskuar minimalisht 3 deri në 4 milionë euro.

Llogaria e Shqipërisë në Eurocontrol do të vazhdojë të qëndrojë e bllokuar derisa biznesmeni Italian të konfiskojë të gjithë shumën e gjobës 110 milionë euro, e cila bashkë me interesat tashmë ka arritur në 120 milionë euro.

Pra Shqipëria ka nisur tashmë të paguajë haraçin e rëndë të gjyqit me Becchetin, ndërkohë që qeveria në Tiranë zotohet se Beccheti nuk do të marrë asnjë lekë.

Pas

E RËNDË/ Furgoni përfundon në greminë në Qafë Muzinë pasi u përplas me një Land Rover, vdesin 5 persona (VIDEO)

Para

VIDEO/ Shpejtësi deri në 174 km/h, Policia Rrugore ndëshkon shoferët që nuk zbatojnë rregullat: 7 të arrestuar, 43 patenta të pezulluara dhe mbi 1000 gjoba

Para
VIDEO/ Shpejtësi deri në 174 km/h, Policia Rrugore ndëshkon shoferët që nuk zbatojnë rregullat: 7 të arrestuar, 43 patenta të pezulluara dhe mbi 1000 gjoba

VIDEO/ Shpejtësi deri në 174 km/h, Policia Rrugore ndëshkon shoferët që nuk zbatojnë rregullat: 7 të arrestuar, 43 patenta të pezulluara dhe mbi 1000 gjoba

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.