Shqipëria humb në miqësoren e dytë ndaj Republikës Çeke, tre ditë pasi barazoi 0 me 0 kundër Uellsit.
Shqipëria u mposht me rezultatin 3-1 nga çekët. Golin e vetëm për Kombëtaren Shqiptare e shënoi Cikalleshi.
Në miqësoren e parë kuqezinjtë barazuan 0-0 ndaj Uellsit, ku nuk mundën dot të shënonin gol dhe ku rastin e vetëm për të shënuar e pati Rei Manaj.
Ashtu si në ndeshjen kundër Uellsit, trajneri i Kombëtares, Edi Raja është rrëzuar sërish, duke mos përbërë më një çudi, po të rikujtojmë rastin e rrëzimit në konferencën kur u prezantua si trajner i Shqipërisël.
(E.H/Faxweb.al)