05:32 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Shqiponja e Kombit, më e mira e botës!”, alpinistja 17-vjeçare thyen rekordin. Shpalos flamurin kombëtar në…

17:56 | 15/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Shqiponja e Kombit, më e mira e botës!”, alpinistja 17-vjeçare thyen rekordin. Shpalos flamurin kombëtar në…

17 vjeçarja nga Peja, Mrika Nikçi, sot ka arritur të realizojë ngjitjen e malit Carstensz Pyramide në Indonezi, duke kompletuar kështu ngjitjen në 7 majat më të larta në shtatë kontinente të botës.

Ajo tani është futur në histori si femra më e re në tërë botën që arrin të kompletojë ngjitjen e shtatë majave. Në anën tjetër ajo së bashku me babanë e saj janë bërë shqiptarët e parë në botë që si babë e bijë kalojnë me sukses këtë mision, i cili paraqet një arritje kulminante në alpinizëm.

Për momentin ata ndodhen në Kampin Bazë, dhe shpresojnë se moti do ua lejojë kthimin sa më të shpejtë deri në Papua, ku pritet që edhe të ketë kontakt më të lehtë të kontaktojë dhe të japë detaje me foto nga ngjitje në këtë majë.
Mrika gjatë gjithë ngjitjeve nëpër këto male ka qenë së bashku me babain e saj Arianit Nikçi.

Lidhur me këtë ngjarje të veçantë, kanë reaguar edhe preisdenti, Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Meta shprehet se ndihet krenar dhe mirënjohës për dy alpinistët që ngritën flamurin kombëtar në në 7 majat më të larta të shtatë kontinenteve!

“Krenarë dhe mirënjohës për Mrikën dhe Arianitin, të cilët ngritën flamurin kombëtar në 7 majat më të larta të shtatë kontinenteve!”, shkruan Meta.

Ndërsa Berisha shkruan se ky është një sukses I jashtëzakonshëm për një alpinisti në moshë mjfat të re dhe babain e saj.

Mrika Nikçi, Shqiponja e Kombit, me e mira e botes!

Ajo dje ka bere historine me ngjitjen e majes se malit Carstensz Pyramide ne Indonezi.
Me kete sukses Mrika plotesoi pushtimin e shtate majave me te larta te shtate kontinenteve.

Kete sukses te jashtzakonshem Mrika, alpinistja e re nga Peja e ka arritur ne moshe me te re se çdo alpiniste tjeter deri sot.
Shqiponje krenare e Kombit, me e mira e dheut.

Miq, nje urim te perzemert Mrika Nikçit dhe babait te saj, alpinistit te madh Arianit Nikçi per kete sukses historik boteror!

Ketu me poshte keni nje kronike te shtypit per kete ngjarje qe ben krenar çdo shqiptar.

Mrika kompleton rekordin, shtatë majat më të larta në shtatë kontinente”, shkruan Berisha.

(F.GJ/FAXWEB)

Pas

VIDEO/ Sherr mes adoleshentëve në Lushnje, policia bastis shtëpinë e 16-vjeçarit, ja çfarë gjeti

Para

Arrestohet 40 vjeçari, përndiqte kudo ish-gruan aq sa e detyroi të…

Para
Arrestohet 40 vjeçari, përndiqte kudo ish-gruan aq sa e detyroi të…

Arrestohet 40 vjeçari, përndiqte kudo ish-gruan aq sa e detyroi të…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.