FIFA ka dhënë vendimin, pas shumë polemikave qe krijoi gjesti i shqiponjës me duart nga dy futbollistët kosovarë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka pas golave që shënuan për Zvicrën ndaj Serbisë.
Xhaka dhe Shaqiri dënohen me 10 mijë franga zviceriane. Ndërkohë që futbollisti zviceran Lichtsteiner është dënuar me 5 mijë franga.
Dënimi “Për shkak të shkeljeve të nenit 57 të kodit disiplinor të FIFA-s, dhe sjelljeve josportive në kundërshtim me fair-play gjatë festimit të golave në takimin Zvicër – Serbi”.
Ndërkohë që Federata e Futbollit Serb është dënuar me 54 mijë CHF dhe tërheqje të vërejtjes për shkak të shfaqjes së flamujve me mesazhe diskriminuese dhe hedhje të objekteve në fushë nga ana e tifozëve serbë.
Kryetari i Federatës së Serbisë, Slavisa Kokeza dhe selektori Mladen Krstajic për shkak të shkeljes së kodit disiplinor, gjegjësisht dhënies së deklaratave në kundërshtim me këtë kod, dënohet me nga 5 mijë CHF dhe vërejtje publik.
(M.Q/Faxweb.al)