15:51 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqiptares i vjen vjehrra në majë të hundës: Jam në hall të madh, më ndihmoni

11:34 | 09/01/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Shqiptares i vjen vjehrra në majë të hundës: Jam në hall të madh, më ndihmoni

Një nënë e re shqiptare  e cila jeton  jashtë Shqipërisë ka kërkuar ndihmë për një problem të saj familjar. Nëna shqiptare ankohet se ka një hall të madh. Vjehrraj po i vjedh mëmësinë e vajzës së saj. Ajo është bërë nënë por nuk po e rrit dot fëmijën e saj, pasi vjehrra i ndërhyn në gjithçka, madje fle edhe me të në krevat vetëm e vetëm që të mos e lërë vetëm me fëmijën. Nëna e re i ka kërkuar ndihmë psikologes Adelina Pjetra duke i thënë se nuk di më si të sillet dhe se jeta i është kthyer në stres, shkruan Jeta Osh Qejf.

 Shqetësimi:

“Përshëndetje! Po bëj një javë që kam lindur një gocë. Jetoj me prindërit e burrit jashtë Shqipërisë. Shqetësimet e mia janë të shumta. Jam në stres shumë të madh, që ditën që dola nga spitali. Nuk po e shijoj fare bebin tim, që vuajta aq shumë për ta bërë. Problemi im është vjehrra. Unë nuk doja ta lidhja bebin në djep, por ajo i tha burrit që i bëhen këmbët të shtrembëra por nuk I lidhe. Burri menon vertët kështu dhe vendosi ta lidhte. Vjerra e lan gocën , e ndërron, e vesh , e çvesh, unë vetën e ushqej me gji. Me të vertë është fëmija është i parë dhe unë nuk dip or so do të mësoj unë pa e privuar?Kur unë I them dicka për gocën që nuk do e bëjmë kështu  ajo I thotë burrit dhe ja mbush mendjen. Kur unë I vesh bady dhe I vendos pampers ajo nuk më lejon duke më thënë se do i happen kënëbër gocës.

Për këto burri më bërtet mua. Gjithashtu ka plot të tjera, ajo më thotë që jam lehonë tani dhe s’duhet ti jap diçka dikujt në dorë se bredh qumështi, duhet të ha veç me pjatë pirun dhe lugë, mos të dal jashtë dhe plot të tjera. Seriozisht po kaloj një stres shumë të madh. Foshnja është e imja dhe duhet të vendos unë për të, por me këtë vjehrrë është e pamundur, sepse bën gjithçka që të dali e saja. Është e pamundur t’i mbushësh mendjen për diçka, se bën llafe. Madje dhe gjumë po fle me vjehrrën, burri fle në dhomën tjetër, se thotë që nuk ndjejmë nëse qan gioca dhe nuk di unë ta mbaj natën, jam përgjumës dhe e përmbys. Kur unë shumë mirë e ndjej I jap për të pirë dhe e mbaj…. Se di cfarë të bëj po mërzitem shumë  ju lutem do të më ndihmonit shumë me ndinjë këshillë,sesi të sille, sepse është e pamundur”, shkuan nëna e re.

Përgjigjia e Psikologes: 

“Nuk e kam të lehtë të të jap një përgjigje korekte, pasi më mungojnë shumë informacione nga ana juaj (si psh; mosha juaj, dhe e familjarëve të tjerë , vendi ku jeton , vendi yt i origjinës etj), për të kuptuar arsyen se përse bëhen këto ndërhyrje nga ana e vjehrrës dhe për të bërë një vlerësim më të denjë të situatës dhe gjendjes suaj. Por kjo gjë nuk më pengon të të bëj të ditur se, nuk ekziston asnjë ligj shtetëror apo ligj i natyrës të të mohojë të drejtën e mëmësisë. Dhe këtë të drejtë duhet ta kërkosh me ngulm, duke biseduar njëkohësisht me bashkëshortin dhe vjehrrën tënde. Është një e drejtë, që nuk mund dhe nuk duhet të ta rrëmbejë asnjë njeri në botë. Të rekomandoj të bësh një bisedë bindëse me të dy dhe t’ju shpjegosh ndjesitë, mendimet dhe gjithçka ndjen nga kjo situatë. Vetëm nëpërmjet komunikimit mund të arrihet një zgjidhje. Dhe mbase nuk do të mjaftojë një herë e vetme, por disa herë që të arrish të drejtën tënde. Nuk ekziston asnjë fakt shkencor, që i mbështet thëniet e vjehrrës tënde mbi veprimet ndaj foshnjës. Për më tepër lidhja në djep në shumë shtete mund të konsiderohet si dhunë/keqtrajtim ndaj fëmijës. Vjehrrën mund ta kesh sërish mbështetje, të të ndihmojë për rritjen e vajzës, por vetëm kur i kërkon ndihmë dhe në rastet kur ti ke nevojë për sugjerimet e saj. Njëkohësisht, shqetësim më duket edhe përgjegjësia, që i takon bashkëshortit tënd dhe duket se ai është shmangur prej saj. Nuk është e vërtetë që babai mund ta dëmtojë fëmijën gjatë gjumit dhe nuk mund ta ndjejë. Psikologët rekomandojnë që një fëmijë duhet të flejë me të dy prindërit minimumi për 6 muaj. Në mënyrë që të krijohet atashimi i sigurtë fëmijë –prind, që është shumë i nevojshëm për zhvillimin e shëndetshëm psikologjik të fëmijës në jetë. Ai mund të mësojë si të rritet një fëmijë, ashtu si po mëson ti dhe ti ndani së bashku përgjegjësitë e prindërimit. Përpos kësaj, mënyra që është zgjedhur për të ndarë gjumin mes jush dëmton jo vetëm fëmijën, por edhe marrëdhënien tuaj në çift. Vendimi për t’u bërë prind ishte i juaji, kështu edhe prindërimi është detyrë dhe përgjegjësi ekskluzive e ju të dyve”.

 

nusja

psi

 

 

 

 

 

 

Etiketa: nena e revjehrra
Pas

Ndryshojnë lejet e qëndrimit në greqi, procedurat që duhet të ndjekin emigrantët shqiptarë

Para

Llazi, fqinji im që u përdor si endacak

Para
Llazi, fqinji im që u përdor si endacak

Llazi, fqinji im që u përdor si endacak

Discussion about this post

 



Të Fundit

Atentati në Lundër drejt zbardhjes, policia i kërkon kompanisë blerësin e motorit

“Na flakën në rrugë”, 47 punonjës të hekurudhës shqiptare humbin vendin e punës

Diplomati: Irani përjashton negociatat me SHBA-në deri në përfundimin e hakmarrjes

“Ne kontrollojmë qiellin mbi Teheran”, Netanyahu: Civilët të evakuohen, synimi ynë është regjimi iranian

Trump zgjeron deportimet: Bëhuni gati për operacionin më të madh në histori

Konflikti Izrael-Iran, Erdogan ofron ndërmjetësim për arritjen e një marrëveshje paqeje

Izraeli po nis një sulm të ri në Iranin qendror

SHBA nis USS Nimitz në Lindjen e Mesme, Trump: Po na prekën, do ta shohin!

Bënë postime duke mbështetur sulmet izraelite, arrestohen 60 persona në Iran

Goditet një tjetër rast i trafikimit të emigrantëve në jug, arrestohet i riu nga Shkodra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.