08:13 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqiptarët “bum” blerjesh të elektroshtëpiakëve për Vit të Ri, pëson rritje tregtia me pakicë

08:57 | 17/03/2017
në Aktualitet, Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqiptarët “bum” blerjesh të elektroshtëpiakëve për Vit të Ri, pëson rritje tregtia me pakicë

Shitjet e artikujve industrialë, kryesisht elektroshtëpikave në prag të festave të fundvitit, kanë rritur ndjeshëm shitjet me pakicë në tremujorin e katërt të vitit 2016.

Ofertat e fundvitit kanë nxitur shitjet e televizorëve, lavatriçeve, etj., e për pasojë kanë rritur tregtinë me pakicë.
Sipas INSTAT, indeksi i volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë është rritur 8,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015 dhe 3,6%, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Ndërkaq, në grupin e Tregtisë me Pakicë, pa përfshirë këtu Tregtinë me Pakicë të Hidrokarbureve, ky indeks ka shënuar një rritje prej 7,2%, kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 6,2%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2015.

Indeksi i volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë, për grupin “Produkte joushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara (përjashtuar Tregtinë me Pakicë të Hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara)”, është rritur në nivelin 7,8%, kundrejt së njëjtës periudhë të vitit paraardhës, duke dhënë në këtë tremujor kontributin kryesor në indeksin e volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë.
Në grupin “Tregti Hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 10,6%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2015, dhe është ulur 8%, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Indeksi i volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë në tremujorin e katërt 2016 krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2015 është rritur 8,61%. Grupi “Artikuj joushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” ka ndikuar me +3,7 pikë përqindje; grupi “Tregti me pakicë e Hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” me +3,4 pikë përqindje dhe grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” me +1,6 pikë përqindje./monitor

(XH.A/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1366″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: blerjeelektroshtepiakerritjetregtia me pakice
Pas

Pse nuk dilni shpesh së bashku? Ledioni i përgjigjet ngacmimit të gazetarit (BATUTAT NË FESTËN E ‘’BIG BROTHER’’)

Para

Aksident në Vlorë, makina përplas këmbësorin në mes të qytetit

Para
Nga Turqia drejt Shqipërisë me 2,5 kg heroinë, në pranga 41-vjeçari nga Tirana (EMRI)

Aksident në Vlorë, makina përplas këmbësorin në mes të qytetit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak: Nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës

Horoskopi për ditën e sotme, 22 korrik 2025

Administrata Trump publikon dosjet mbi vrasjen e Martin Luther King

Mbi 1,260 të vdekur në Sirinë jugore në përleshjet midis druzëve dhe beduinëve

Trump e quan Adam Schiff një ‘mashtrues’, bën thirrje që ai të sillet para drejtësisë

Shpërthimi në Sarandë, ja kujt personi në kërkim iu vendos lënda plasëse

Sarandë/ Shpërthim me eksploziv pranë banesës së një personi në kërkim

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.