Nëse sheh në deri në fund reportazhin e mëposhtëm padyshim që s’do të mendosh kurrsesi shprehjen që shqiptarët janë dembelë.
Në kushtet e niveli të lartë të papunësisë në vendin tonë, mijëra shqiptarë kanë gjetur si zgjidhje punësimin sezonal në Greqi. Nisen për tre muaj dhe kthehen sërish sapo mbaron sezoni i mbledhjes së ullirit.
“Fax news” ka udhëtuar drejt shtetit helen, duke sjellë rrëfimet e vetë emigrantëve, por edhe duke pasqyruar hap pas hapi mundin dhe peripecite qe kalojne ata për të siguruar nevojat bazike të familjeve të tyre.
Ata janë angazhuar përmes punës në të zezë në bujqësi, duke siguruar të ardhura që kurrë nuk mund t’i sigurojnë në shtetin e tyre. Gazetarja Ledjona Xheladinaj sjell panoramën e një dite pune të një emigranti sezonal në shtetin Helen.
Në rrugë, mes qytetit grek, shqiptarët janë në kërkim të një dite tjetër pune, në mënyrë që të kenë disa të ardhura për të sjellë për fëmijët e tyre.
‘’Ç’ma kujton Shqipërinë, më ka zënë malli kam tre muaj që s’kam parë fëmijën. Po s’qëndrova këtu fëmijët do vdesin për bukë, çfarë do hanë?! Të vjedh jam 60 vjeç burrë, të hyj në burg për pesë lekë?!”, shprehet një nga emigrantët shqiptarë.
Një nga grekët i cili ka sipërfaqe të mëdha me ullinj thotë se puna që bën shqiptarët nuk mund ta bëjnë grekët.
“Jam këtu për të marrë disa punëtorë për sot, punën që e bëjnë shqiptarët nuk e bëjnë kurrsesi grekët”, shprehet pronari grek.
Një tjetër shqiptare është atje, grua, po që bën të njëjtën punë me burrat në mbledhjen e ullinjve. Ajo tregon se në fund të tetë orëve merr 30 euro dhe është e kënaqur me atë që paguhet. Atje mes ullinjve gjen edhe ish-punonjës policie, i cili tregon se tre muaj qëndron në Greqi dhe tre të tjera në Shqipëri.
‘’Kam lënë dy fëmijët, dhe kemi ardhur këtej së bashku me bashkëshortin”, tregon një tjetër grua e cila ka emigruar për disa muaj drejt Greqisë.
Sa i përket kushteve në të cilat ata jetojnë janë vërtet të tmerrshme, të krahasueshme me mesjetën. Një kasolle ku nuk gjen as ujë, as drita, e ndërsa i ftohti hyn nga të gjitha anët. Paguajnë nga 20-40 euro në muaj dhe jetojnë deri në 16 veta në një ndërtesë.
Të pyetur për të ardhmen, përgjigja e tyre është njëzëri: jo, jo s’e mendojmë në Shqipëri….
(E.K/FAXWEB)