Moderatorja e njohur, Albana Osmani ka qenë e ftuara e emisionit “Fol me Mua” nga Rovena Dilo në Fax Neës, ku ka folur mbi sfidat gjatë karrierës së saj televizive.
Ndër të tjera, ajo ka folur mbi nismën e saj të bamirësisë, fondacionin “Luledielli”, për të cilin u shpreh se nuk mendonte se do të merrte përmasa aq të mëdha dhe se e kishte nisur me vetëm 5 miq të saj.
Moderatorja tha se kishte pasur netë kur kishte fjetur 3-4 orë gjumë por kjo nuk e kishte penguar aspak, sepse ishte e ngazëllyer në momentin kur shihte gatishmërinë e shqiptarëve për të bërë bamirësi.
Pyetje: Pse tashmë nuk po e dëgjojmë fondacionin “Luledielli” aq fort? Ka një pauzë?
Osmani: Nuk është se nuk jam lodhur, me sinqeritet, nuk u nis me idenë që të bëhej aq e madhe. Nuk kisha një format të caktuar. Unë mora në telefon shokët e mi, ishin 5 gjithsesj dhe u thashë dua të ndihmojmë fëmijët dhe çfarë ndodhi pastaj u bë virale dhe më e madhe se çfarë ne mund ta mendonim. Ka pasur netë ku unë kam fjetur vetëm 3-4 orë.
Ajo që po ndodhte ishte një entuziazëm dhe lumturi e jashtëzakonshme dhe mungesa e atyre orëve të gjumit nuk ishte aq e rëndësishme sepse shpirti ishte i ngazëllyer.
Ne e kemi bamirësinë në genet tona, ne si shqiptarë. E kushdo që thotë se ne jemi të varfër, se po ikin të gjithë, përsëri unë mendoj se është në gjakun tonë që të japim me zemër. Unë këtë kam ndjerë dhe e kam parë masivisht.
Discussion about this post