Mijëra automjete e qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar edhe këtë të shtunë drejt Shqipërisë, duke shënuar një tjetër fluks të lartë automjetesh në pikën kufitare të Morinit.
Burime bëjnë me dije se është punuar me tetë sportele dhe me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata dhe këtë fluks të lartë.
Vetëm në orët e para të kësaj të shtune kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinit më shumë se 10 mijë qytetarë të Kosovës.