Ditën e djeshme qeveria greke i ka dhënë nështetësinë greke shtetasit shqiptar Gani Xheka për ta vlerësuar pasi shpëtoi dhjetëra jetë njerëzish nga zjarret vrastare në Mati të Atikës në verën e vitit 2018, duke vënë veten në rrezik.
Gazetari Mentor Kikia me anë të një postimi në rrjete sociale ka evidentuar faktin se në pjesën më të madhe të vendeve në Europë, aktet heroikë të shqiptarëve vlerësohen me dhënie nënshtetsie.
“Çfarë stimujsh tragjikë! Kaq pa vlerë është kjo pasaportë, e kaq pa vlerë është katandisur ku vend, sa nderimi që na bëjnë për një akt heroik është: Në shenjë mirënjohjeje, nuk do të të kthejmë në vendin tënd!”- shkruan gazetari.
Postimi i plotë
Ja sa vlejnë aktet heroike të shqiptarëve në Evropë
Kur një shqiptar i shpëton jetën një greku, e bëjnë hero dhe e nderojnë, me … nënshtetësi greke.
Kur i shpëton jetën një italiani, gjithashtu, e nxjerrin në gazetë dhe i japin pasaportë, apo leje qëndrimi.
Kur bën një heroizëm të ngjajshëm në Francë, Britani apo Gjermani, e nderojnë duke mos e dëbuar, nëse është pa leje qëndrimi.
Çfarë stimujsh tragjikë! Kaq pa vlerë është kjo pasaportë, e kaq pa vlerë është katandisur ku vend, sa nderimi që na bëjnë për një akt heroik është: Në shenjë mirënjohjeje, nuk do të të kthejmë në vendin tënd!
(M.Q/Faxweb.al)