Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar ditën e sotme pas deklaratave e kryeministres serbe Ana Brnabić.
Përmes një statusi në rrjetet sociale drejtuar kryeministrit Rama, duke ironizuar miqësinë e tij me kryeministren serbe Brnabiç, ndërsa duket qartazi se kjo e fundit ka ndryshuar mendjen dhe vlerësimin për shqiptarët, Nishani shkruan: “Dashuria më e fundit serbe e Edi Ramës, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabić po i deklarokërka botës se : “shqiptarët janë njerëz që kanë dalë nga pylli”.
Kujtojmë, se kryeministrja serbe është shprehur në një mënyrë skandaloze, referuar shqiptarëve, gjatë konferencës së shtypit me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian në Serbi, Samom Fabrici këtë të mërkurë duke thënë se: “Keni të bëni me njerëz që vijnë nga mali, të cilëve nuk u intereson nëse është gjendje lufte apo jo dhe kjo më frikëson”
Ndërkohë kundër deklarates së Brnabiç kanë reaguar një sërë aktorësh politik vendas edhe ndërkombëtar, ku më epikja mbetet ajo e profesorit dhe ekspertit amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, i cili duket se ia ka treguar mirë vendin kryeministres.
Një ditë më parë Ben-Meir ka ashpërsuar tonet kundër Brnabiç duke e ka quajtur raciste deklaratën e kryeminstres serbe, ku në një status në rrjete sociale iu drejtua asaj me fjalët “Turp të kesh! Shqiptarët tashmë i njeh gjithë bota.”- duke e shoqëruar më pas statusin disa foto të shqiptarëve me të njohur në botë, mes te cilëve Nënë Tereza, Majlinda Kelmendi, Dua Lipa, Rita Ora e Granit Xhaka.