Përfaqësues i shoqërisë civile, Andi Tepelena foli sot në emisionin “Me Xhaxhiun” në “Fax News” lidhur me zgjedhjet e zhvilluara në Itali dhe kryeministren Meloni.
Tepelena u shpreh se shteti Italian nuk ka pasur stabilitet politik në 30 vitet e fundit dhe kjo arsyeton fitores e së djathtës, dhe se ndërrimi i pushtetit nuk ka pse frikëson shqiptarët pasi ata tashmë janë të integruar në shoqëri.
Pjesë nga studio:
Pyetje: Si arriti të fitonte Meloni në Itali?
Tepelena: Meloni nuk mendoj se doli nga hiçi, italia nuk ka njohur një stabilitet politik ne këto 30 vite për faktin se ka pasur një performancë të dobët publike pasi Berlusconi e çoi gati në falimentim Italinë. Meloni është një produkt i pakënaqësive të tejskajshme të keqmenaxhuara nga partitë e majta sidomos gjatë pandemis. Atë nuk e kanë votuar vetëm simpatizantët e partisë së saj por edhe shtresa e mesme e votuesve.
Pyetje: A mund të jetë ajo një udhëheqëse e keqe me vonë?
Tepelena: Nuk mund ta konsiderojmë si bardh e zi. Ka karrierë të gjatë dhe abicioze pasi e mori partinë me 2% dhe çoi në shifrën 26%, kjo tregon që ka një rritje sigurisht me mbështetjen e Berluconit e aleatëve të tjerë. Mediat e të majtës e tregojnë putiniste por ajo është pro Ukrainës.
Italia ka qenë gjithmon në presion nga Gjermania dhe Franca që ndoshta është nga zilia që italia ka pasuri kulturore. Mendoj se Italianët e duan vendin e tyre dhe duan një shtet të fortë me dinjitetin e vet.
Qeverita politike italiane shpesh ka qenë e pabesë. Berlusconi është më i moderuar nga të tjerët por për momentin duhet ti jepet kohë Melonit.
Italia nuk ka pasur mbështetjen e europës për të përballuar fluksin emigrantor, është lënë në mëshirë të fatit por shqiptarët nuk kanë pse të kenë frikë pasi kanë 30 vjet dhe janë integruar në shoqërinë italiane. Partitë e djathta shqiptare duhet të krijonë alenca të qëndrueshme me këtë koalicion të djathtë që është krijuar në Itali.
Pyetje: E shikon Melonin kryeministre?
Tepelena: Ajo është kryeministja që është votuar nga populli italian, ka vite që italia ka kryeministra që nuk janë zgjedhur drejtëpërdrejt nga populli kshuqë ajo ka forcën për të drejtuar sepse ka një mandat nga populli në këtë drejtim. Kuptohet që ka këshilltar shumë të përgatitur pasi ajo nuk e ka formimin e duhur ekonomik por gjithashtu ështe shumë e zonja në komunikimin publik.