Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuça ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme duke zbuluar se dy shqiptarë janë bërë dhëndurë të familjeve mafioze italiane.
I ftuar në Open, ai deklaroi se shqiptarët kërkojnë të ndjekin modelin Toni Montana, duke shtuar se është krijuar një frymë e keqe e cila ndjek shembujt jo të mirë të shoqerisë.
“Modeli që kërkon shoqeria shqiptare është Toni Montana. Ju tregoj që dy shqiptarë janë dhëndurë të familjeve mafioze italiane. Po importohet ky model. Vrasësit me tatuazhe na ngjajne njësoj me filmat Netflix. Boll me me këto telenovelat me drogë dhe kartela. Studentët tonë nuk e dinë çtë bëjnë. Të merresh me drogë është një ofertë. Ku janë prokurorët tanë, ku janë gjyqtarët anë? Pse rrinë mbyllur? Ta marrin institucionet në dorë edhe edukimin. Ça është ky kodi i heshtjes? Kemi një kryeminsitër që mban në inkubator policinë që i thotë keni 100 ditë kohë. Një ministër që ngrys vetullat kur bën kritika për policinë. Dhe kemi policinë që punon me ndershmëri”, tha eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuça.
(E.H/Faxweb.al)