21:04 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqiptarët kursejnë për ushqimet dhe shikoni se çfarë blejnë

09:22 | 26/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Në 2050 Shqipëria me 86.5% të popullsisë në qytet

Zhvillimet në tregtinë me pakicë të këtij viti ilustrojnë një prirje të kahershme të shqiptarëve për një kujdes të tepruar ndaj shtëpisë dhe makinës se sa për veten, pavarësisht nivelit relativisht të lartë të varfërisë që karakterizon vendin, që ka ndër të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë, me përjashtim të Moldavisë, Ukrainës e Kosovës.

Të dhënat mbi tregtinë me pakicë të tremujorit të tretë 2017, publikuar nga INSTAT, tregojnë se indekset e tregtisë me pakicë shënuan vlerën më të lartë të rritjse për artikujt joushqimorë se sa ata ushqimorë.

Në tremujorin e tretë të 2017-s, tregtia me pakicë e ushqimeve dhe pijeve u rrit vetëm me 1.7%, teksa shitja e artikujve joushqimorë u rrit me 4.5%, niveli më i lartë që nga tremujori i fundit i 2016-s.

Shitjet me pakicë të karburanteve gjithashtu u rritën në nivele të ngjashme me shitjet e ushqimeve. Në tremujorin e tretë, indeksi tregtisë me pakicë në hidrokarbure u rrit me 1.1%, nivel shumë më i ulët se mesatarja historike dhe i pesë tremujorëve të fundit.

Banka e Shqipërisë analizon se rritja e konsumit privat këtë vit është mbështetur nga shpenzimet e rritura të konsumatorëve për mallra të qëndrueshëm.

Indeksi i tregtisë me pakicë të pajisjeve elektroshtëpiake dhe pajisjeve të ndryshme kompjuterike u rritën në tremujorin e dytë me përkatësisht 6.1% dhe 16.7%, normë kjo më e lartë se sa e tremujorit të parë (5% dhe 5.3%) dhe mesatares së vitit 2016 (7.5% dhe 12.3%). Kjo tendencë duket se ka vijuar edhe në tremujorin e tretë sipas të dhënave nga treguesit e tregtisë me pakicë të publikuara nga INSTAT.

Banka e Shqipërisë analizon se rritja e konsumit u mbështet nga zhvillime pozitive në punësim dhe nga përmirësimi i besimit konsumator. Përveç rritjes së punësimit, në financimin e konsumit privat në ekonomi kontribuuan dhe kushtet e lehtësuara të kreditimit dhe rritja e remitancave.

Tregues të tërthortë sugjerojnë për vijim të ciklit rritës të konsumit privat, që do të vijojë edhe këtë tremujor. Sinjale pozitive vijnë edhe nga treguesit e besimit në sektorin e shërbimeve dhe të tregtisë, niveli i të cilëve po qëndron mbi mesataret përkatëse historike.

Teksa edhe tregues të tjerë sasiorë, si rritja e importit të ushqimeve dhe elektroshtëpiakeve dhe rritja e kredisë konsumatore lajmërojnë rritjen e konsumit.

Për më tepër, në tremujorin e fundit të vitit, tendenca për të blerë artikuj elektroshtëpiake sidomos televizorë rritet edhe më shumë për shkak të festave të fundit të vitit që nxiten edhe nga ofertat e kompanive që i tregtojnë ato./monitor

 

Pas

”Nuk qenka dhe aq keq të lësh të njëzetat”, ish-deputetja e LSI-së dy gëzime brenda ditës

Para

‘Jam i mërzitur, s’dua të jetoj më kështu’, çfarë tha korçari para se t’i jepte fund jetës

Para
‘Jam i mërzitur, s’dua të jetoj më kështu’, çfarë tha korçari para se t’i jepte fund jetës

'Jam i mërzitur, s'dua të jetoj më kështu', çfarë tha korçari para se t'i jepte fund jetës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

Inteligjenca ruse akuzon Serbinë, Vuçiç po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

Altin Nonaj: Sulmi ndaj Iranit nuk ndodhi pa miratimin e SHBA, Izraeli nuk do ta ndërmerrte i vetëm

Sulmi iranian në Doha, Katari: Nuk ka viktima, por mund të reagojmë sipas ligjit ndërkombëtar

Pas sulmeve iraniane, SHBA në vëzhgim të plotë: Baza në Katar mund të jetë shënjestër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.