Kryeministri Edi Rama ka vijuar me rubrikën e tij të përditshme “Mirëmëngjes”.
Rama uron përditë popullin e Facebook-ut, çdo ditë me një ‘punë’ të përfunduar.
Sot, Kryeministri ka vendosur të urojë shqiptarët me një lajm të medieve italiane, që flet për pensionistët italianë që vendosin ta kalojnë pleqërinë e tyre në Shqipëri, pasi është një vend miqësor, i jetueshëm dhe i lirë.
Në një kohë kur nga Shqipëria janë larguar sipas të dhënave zyrtare të Eurostat rreth 5% e popullsisë për azil në vendet e BE-së, në periudhën 2013-2017, Kryeministri krenohet me pensionistët italianë që janë të lumtur që vijnë në Durrës.
Për kujtesë, sjellim të dhënat zyrtare të bëra publike nga Eurostat jo më larg se 4 ditë më parë për situatën e azilkërkuesve shqiptarë në Europë.
Situata me azilkërkuesit shqiptarë:
“Sipas statistikave të Eurostat, edhe për vitin 2017, Shqipëria mban numrin rekord të azilantëve nga vendet europiane. Në 2017-n aplikuan për herë të parë për azil 22 mijë e 75 shqiptarë. Edhe pse me rënie krahasuar me 2016-n, ku numri i aplikantëve ishte rreth 29 mijë, Shqipëria mbetet vendi i parë europian me numër kaq të madh azilkërkuesish, duke u renditur pas Sirisë (vendi i parë), Irakut, Afganistanit, Nigerisë, Pakistanit dhe Eritresë.
Nga viti 2013 deri më sot, numri i azil kërkueseve për herë të parë nga Shqipëria në vendet e Bashkimit Europian është 140 mijë 197 persona, apo rreth 5% e popullsisë shqiptare që ka kërkuar azil.
Azilkërkuesit shqiptarë renditen të parët në Francë, ku në 2017-n kërkuan nga Shqipëria 11 mijë e 395 shqiptarë azil, nga mbi 22 mijë që kanë kërkuar në total.”
Postimi i Ramës:
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post