E nominuara për ambasadore në vendin tonë nga Presidenti Donald Trump tha gjatë fjalës saj në Senat se, Shqipëria është një partner i rëndësishëm i shetit të saj dhe se shqiptarët janë miq besnikë ku sondazhet tregojnë se mbështetja e shqiptarëve për SHBA-në mbetet më e larta në botë.
“Shumë pak miq e kanë përqafuar më ngrohtë Shqipërinë – sondazhe pas sondazhe tregojnë se mbështetja e shqiptarëve për SHBA-në mbetet më e larta në botë. Shumë pak miq kanë qenë më besnikë – trupat shqiptarë kanë qenë në anën tonë në Afganistan, Kosovë, Bosnje dhe krahun lindor të NATO-s. Dhe pak partnerë janë kaq të gatshëm për të bërë më shumë me SHBA-në. Ne kemi miq të fuqishëm dhe besnikë në Shqipëri, dhe është e domosdoshme që ne mbajmë pranë miq si Shqipëria, veçanërisht përballë sfidave strategjike ndaj interesave, vlerave dhe institucioneve të përbashkëta”, u shpreh Kim.
Ajo ka folur edhe për problemet më të mëdha që ka vendi ynë si krimi I organizuar, korrupsioni dhe trafikimi i grave e lendëve narkotike.
“Shqipëria ka një reputacion për të ardhur keq në këtë aspekt për krimin e organizuar, sidomos trafiku i grave dhe narkotikëve. Është një problem shumë serioz. Do të ndihmoj shqiptarët të forcojnë institucionet e tyre që të kenë më shumë rezistencë ndaj përpjekjeve ruse dhe Kinës që përpiqet të infiltrojë në ekonominë e tyre. Do të punojmë ngushtë për të zhvilluar kapacitetet si aleat i NATO-s”, vijoi më tej ajo
(F.GJ/FAXWEB.AL)