Gramoz Ruçi ka mbajtur një fjalim në konferencën e kryeparlamentarëve të Bashkimit Europian në Vjenë.
Gjatë fjalës së tij ai është shprehur se shqiptarët janë populli më pro-europian dhe integrimin në BE është primar për Shqipërinë.
Ndërkohë ai ka përmendur gjithashtu se të gjitha objektivat e Këshillit Europian janë të përmbushura.
“Integrimi Europian është e vetmja rrugë për Shqipërinë, pa asnjë alternativë tjetër. Ne nuk kemi plan B.Shqipëria ka, vetëm plan A për integrimin. Objektivat e Këshillit Europian janë tërësisht të përmbushura. Besojmë në vlerësimin pozitiv për Shqipërinë sepse është vlerësim i mbështetur në arritjet dhe meritën. Shqiptarët janë populli më proeuropianët në rajon.”- është shprehur kryeparlamentari Ruçi në konferencën e kryeparlamentarëve të BE-së në Vjenë.
Ndëe të tjera kryepar5lamentari Ruçi ështëshprehur se prezenca dhe ndikimi rus është i shtuar në Ballkanin Perëndimor.
‘Ngadalësimi i procesit mund të krijojë hapësira që mund të shfrytëzohen nga aktorë të tjerë që synojnë të rrisin ndikimin e tyre politik, ekonomik dhe kulturor në Ballkanin Perëndimor, të dëmtojnë stabilitetin dhe të devijojnë perspektivën e tij europiane. Nuk mund ta fshehim që tashmë ka një prezencë të shtuar të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.’
Kjo konferencë mbahet Vjen në 8-9 prill. Konferenca trajton politikat e zgjerimit si edhe përballimin e sfidave të zgjedhjeve të ardhshme për Parlamentin Europian.