20:21 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqiptarët, më të ekspozuarit në Europë përsa i përket rreziqeve fizike në punë

13:15 | 27/12/2016
në Aktualitet, Sociale, Te Gjitha
0
Shqiptarët, më të ekspozuarit në Europë përsa i përket rreziqeve fizike në punë

????????????????????????????????????

Shqiptarët janë më të ekspozuarit në Europë përsa i përket rreziqeve në punë. Ky është rezultati që kanë arritur pas një anketimi të ndërmarrë nga Komisioni Europian për vendet e BE-së dhe ato kandidate në vitn 2015, sipas ‘’Monitor’’.

Indeksi i rreziqeve të lidhura me qëndrimin (ergonomik) mat ekspozimin ndaj dridhjeve, pozicioneve të lodhshme, mbajtjes së peshave dhe lëvizjeve të përsëritura. Këto janë rreziqet më dominuese në Europë dhe përfshijnë risqe që mund të luajnë një rol në ankesat në vendin e punës dhe sëmundjet e lidhura me muskujt e kockat. Shqipëria e ka këtë indeks mbi 30 (nga 0 në 100, ku sa më i lartë aq më negativ), ndërsa më mirë paraqiten Irlanda dhe Republika Çeke, që e kanë këtë tregues nën 20.

Edhe rreziqet ambientale (vibrimet, zhurma, temperaturat e ulëta e të larta dhe kushtet specifike në industri, ndërtim e bujqësi), Shqipëria i ka ndër më të lartat, pas Turqisë dhe Maqedonisë, ndërsa është në mesataren e BE-së për rreziqet biologjike dhe kimike (vendi nuk e ka të zhvilluar industrinë, por është i mbështetur kryesisht te shërbimet).

Komisioni ka matur edhe indeksin e mjedisit fizik, që ka 13 tregues që lidhen me problemet fizike, si p.sh. vibrimet nga makineritë, zhurmat, temperaturat e larta, tymi, kontaktet e lëkurës me materiale kimike, apo produkte që mund të jenë infektuese, pirja e duhanit nga të tjerët, lodhje ose pozicione të dhimbshme.

Edhe në këtë indeks, Shqipëria renditet e dyta më negativja në Europë (indeksi është 76, i matur nga 0 në 100, ku sa më i lartë, aq më mirë), pas Turqisë.

Në Europë, shtetet që e kanë më mirë indeksin e mjedisit fizik janë Republika Çeke, Italia e Holanda.

Nga shtetet e rajonit, Maqedonia ka një pozicionim të ngjashëm me Shqipërinë, ndërsa më mirë për kushtet e punës paraqitet Serbia.

Sipas gjetjeve të raportit për të gjitha vendet e marra në shqyrtim, në përgjithësi, ndërtimi tregon ekspozimin më të lartë të raportuar nga të gjithë llojet e rrezikut, ndërkohë që shërbimet financiare e kanë më të ulët.

Ekspozimi i lartë ndaj rreziqeve të lidhura me qëndrimin është raportuar në sektorët e ndërtimit, bujqësisë, industrisë, transportit dhe shëndetësore. Rreziqet e ambientit, veçanërisht në lidhje me temperaturat, janë të lidhura me të punuarit jashtë, dhe kjo është gjendja e shumë punëtorëve në ndërtim dhe bujqësi. Në bujqësi, 54% e punëtorëve janë të ekspozuar ndaj temperaturave shumë të ulëta dhe temperaturave shumë të larta; shifrat e krahasueshme për ndërtimin janë 52% dhe 48%, respektivisht. Sektorët me një nivel të lartë të rrezikut biologjik dhe kimik janë ata të industrisë, shëndetësisë dhe bujqësisë. Në sektorin e shëndetësisë, rreziku kryesor është kontakti i drejtpërdrejtë me materiale infektive (50% e punëtorëve), ndërsa në industri, thithja e tymit, pluhurit dhe trajtimi apo kontakti me produkte kimike janë rreziqet më të përhapura, 31% dhe 24% respektivisht. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: puneshqiptaresociale
Pas

Sadiku operon hundën, ja si duket tani (FOTO)

Para

Lista e portierëve më të mirë në botë, ja kush kryeson

Para
Lista e portierëve më të mirë në botë, ja kush kryeson

Lista e portierëve më të mirë në botë, ja kush kryeson

Discussion about this post

 



Të Fundit

Partizani feston në Ohër, një gol i nderon ndaj Dinamos në miqësore

Mbetën në mes të detit me kanoe pasi u zunë ‘mat’ nga koha e keqe, 16 persona në Borsh alarmojnë policinë

Kurti pas takimit me liderët politikë: Ofruam dy kompromise, por përgjegjësia për Kuvendin është e përbashkët

‘I uroj suksese ushtarëve tanë’, Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën me Ukrainën

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike, qëndrimet ishin të njëjta

Orban paralajmëron për rrezik të luftës nëse Ukraina pranohet në NATO

Policia shpëton dy persona në rrezik në det në “Ranën e Hedhun”

Kaliforni, oficerët e policisë shpëtojnë foshnjën e harruar në makinë në temperaturën 43 gradë

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

Të paktën 24 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.