Pòlicia italiane árrestoi 9 persona, 4 prej të cilëve shqiptarë, në kuadrin e një operacioni të koduar “San Silvestro”, kundër një grupi kríminal italo-shqiptar që merrej me tráfikun e lëndëve narkotike.
Mediat fqinje raportojnë se shqiptarët e árrestuar janë Geraldo Ismailaj, 42 vjeç; Alban Limaj, 32 vjeç; Erfan Bajrusi, 24 vjeç dhe Alvaro Aliaj, 28 vjeç.
Sipas mediave italiane për 5 nga të árrestuarit është dhënë masa e sigurisë árrest me bu.rg, ndërsa për 4 të tjerë árrest shtëpie. Pòlicia sekuestroi sasi të mëdha dròge si 3750 kilogramë márijuanë, 50 kilogramë háshash, 1 kilogram kòkainë dhe 1 kilògram heroinë.
Nga raportimet mësohet se grupi e siguronte drògën në Shqipëri dhe më pas transportohej drejt Italisë, ku edhe fillonte shpërndarja nga anëtarët e grupit kríminal.