15:52 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Shqiptarët në krizë të thellë” Ina Zhupa: Pagat nuk janë rritur asnjë lek në 8 vite, çmimet kanë arritur nivele të papërballueshme

16:38 | 13/02/2022
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Shqiptarët në krizë të thellë” Ina Zhupa: Pagat nuk janë rritur asnjë lek në 8 vite, çmimet kanë arritur nivele të papërballueshme

Deputetja e PD Ina Zhupa ka qenë sot në një ndër tregjet në kryeqytet ku sipas saj ka rënë puna për shkak se çmimet janë rritur por nuk ka ndodhur e njëjta gjë me rrogat gjatë këtyre 8 vite qeverisje të Edi Ramës.

Ajo citon edhe një raport të INSTAT, ku gjatë vitit 2021 pati një rritje të çmimeve, që u kushton qytetarëve 50 mijë lekë të vjetra.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA INA ZHUPA

Jemi në një nga tregjet e kryeqytetit ku shiten fruta-perime dhe mallra të konsumit ditor, siç është shporta ushqimore për çdo familje shqipëtare. Patëm bisedë me tregtarë, të cilët pranuan të flisnin para kamerave, por dhe me të tjerë të cilët nuk pranuan, nga frika se të nesërmen do ti vinin policia tatimore, krimi ekonomik, për ti dënuar për krimin që po bënin duke folur të vërtetën. Në fakt realiteti e tregon shumë qartë me pamjet. Është një treg i boshatisur. Është një treg në të cilin ka rënë puna, sepse janë rritur çmimet dhe sepse qytetarët kanë paga të njëjta siç kanë pasur në këto 8 vitet e fundit. Shqipëria është vendi me pagën minimale më të ulët nga të gjitha vendet kandidate dhe vendet anëtare të BE-së. Paga minimale është 245 euro, rreth 300 mijë lekë të vjetra. Dhe jo të gjithë kanë mundësi që të marrin pagën minimale, sepse shumica e atyre që paguhen në të zezë, paguhen nën këtë pagën minimale. Sipas vetë INSTAT, organizatës që është shtetërore, ka një rritje në 2021 të çmimeve për qytetarët, deri në xhepat e tyre kushton me 50 mijë lekë të vjetra, për çdo muaj për një familje mesatare me katër persona. Ne sot në fillim të vitit 2022, vunë re se çmimet janë rritur përsëri. Kjo vjen edhe si rezultat i rritjes së çmimit të naftës, të karburanteve, e rritjes së çmimit të gazit. Qeveria nuk është duke bërë asgjë për këtë. Përkundrazi, i ka mbushur me taksa karburanti dhe paguajnë 7 taksa brenda çmimit të karburantit. Kemi karburantin më të shtrenjtë në Europë, ndërkohë që kemi ekonominë më të varfër. Një qeveri e korruptuar, e cila nuk mendon fare për qytetarët, një qeveri që nuk bën politika që i vijnë në ndihmë qytetarëve shqipëtarë. Ne kemi një rast në fakt, për ta treguar refuzimin ndaj këtij modeli, që nuk i përfill qytetarët. Është një rast i vogël, në gjashtë bashki, të cilat po bëjnë zgjedhjet lokale, dhe mendoj që duhet ta shfrytëzojnë dhe shqipëtarët do ta shfrytëzojnë, për ti dhënë një mesazh, që janë kundër këtij modeli që nuk pyet për jetesën e qytetarëve shqipëtarë. Faleminderit

Pas

Mbushnin Europën me drogë/ Arrestohen dy anëtarët e Cosa Nostra në Itali, shqiptari u siguronte kokainën nga Amerika Latine

Para

Përplasen dy mjete në Kuçove, shihni ku ka përfunduar njëra prej makinave…

Para
Përplasen dy mjete në Kuçove, shihni ku ka përfunduar njëra prej makinave…

Përplasen dy mjete në Kuçove, shihni ku ka përfunduar njëra prej makinave...

Discussion about this post

 



Të Fundit

MOSKE – Rosstat: Lufta në Ukrainë po rrënon ekonominë e vendit

Sulmet izraelite vrasin 20 njerëz në Gazë, përfshirë një gazetar

Rusia dhe Ukraina kompletojnë këmbimin më të madh të të burgosurve që nga fillimi i luftës

“Bujtina e Jufkave” në Dibër, Rama: Shembull frymëzues i zhvillimit rural

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza, 20 të vdekur, përfshirë një gazetar

Shqipëria U21/ Miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë, trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë shkëmbimin e të burgosurve, qindra të liruar

Gjobat e policisë në Gjirokastër, Policia Rrugore “ndëshkon” 1209 shoferë në maj

Policia e Shtetit, plan masash për mbarëvajtjen e Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë

Zëdhënësja e Metës: 11 maji, farsë politike! Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.