06:30 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqiptarët nuk po preferojnë të lindin, 3,2% më pak bebe në 6 mujor

07:27 | 13/08/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish ministri i Bujqësisë, Panariti jep alarmin: Bebet mund të jenë në rrezik, AKU të nisë menjëherë bllokimet

Qeveria dy vitet e fundit po aplikon stimuj në vlera monetare për nxitjen e lindjeve duke dhënë subvencioneve direkte për çdo fëmijë të lindur, por kjo politikë nuk e ka përmirësuar situatën edhe pse shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri për të përfituar nga bonusi.

Sipas INSTAT, në të gjithë vendin kanë lindur 12,500 foshnja më rënie 3,2 për qind në raport me 6 -mujorin e parë 2019.

Rënia e lindjeve është përkeqësuar në këtë dekadë sidomos në 6 vitet e fundit, kur tkurrja e popullsisë dhe emigracioni i lartë që po vijon më ritme të larta që nga viti 1990, po akumulojnë efektet negative tek lindjet. Në 6 mujorin e parë lindjet ranë me mbi 24% në raport me vitin 2012.

Përgjithësisht numri vjetor i lindjeve në Shqipëri luhatet në 24-32 mijë bebe në vit. Vitin e kaluar lindën pak më shumë se 28,500 mijë bebe, teksa gjatë 6 muajve të 2020 kanë lindur vetëm 12,500 bebe.

Sipas të dhënave që i takojnë të tremujorin e dytë 2020 vetëm dy qarqe të vendit kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ndërsa në dhjetë qarqe ka pasur rënie. Në tremujorin e dytë 2020 numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, ndërsa ai më i vogël në qarkun e Gjirokastrës.

Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 e ka qarku i Gjirokastrës me 5,2 %, rënien më të madhe e ka qarku i Kukësit, me 37,0 %.

Nëse do t’i referoheshim numrit absolut të lindjeve, vihet re qartë një rënie e konsiderueshme në numrin e tyre, nga 82 mijë në 1990 në 28,561 lindje në vitin 2019.

Demografët shpjegojnë se lindshmëria te personat në moshë riprodhuese sot është e ndryshme nga ajo e prindërve të tyre, si në lidhje me numrin mesatar të fëmijëve për grua (indeksi sintetik i fekondimit) ashtu sa i përket edhe karakteristikave strukturore (moshës).

Gjatë viteve 2000, indeksi sintetik i fekondimit në Shqipëri ra nën nivelin e zëvendësimit, i cili përcaktohet si 2.1 fëmijë për grua. Për herë të parë në historinë e lindshmërisë së Shqipërisë, indeksi Sintetik i Fekondimit ishte më pak se 2 fëmijë për grua pas vitit 2003, teksa në vitin 2019 ishte më pak se 1.36. Sot gratë që lindin fëmijën e parë janë mesatarisht më të mëdha në moshë sesa nënat e tyre dikur. Deri në fillim të viteve 2000, modeli tipik i familjes në Shqipëri, ishte një çift i martuar me dy fëmijë.

Mosha mesatare në lindjen e parë ka shënuar një rritje të lehtë gjatë 10 viteve të fundit, teksa njerëzit fillojnë të krijojnë familje në një moshë më të madhe dhe tentojnë të kenë më pak fëmijë. Kohët e fundit, gjithashtu familja është bërë më pak e qëndrueshme si pasojë e normës në rritje të divorceve, shpjegojnë demografët.

Përveç indeksit Sintetik të Fekondimit, një tregues i rënies së lindshmërisë është edhe koeficienti bruto dhe neto i riprodhimit, të cilët matin numrin e vajzave që lind një grua. Ky indeks në vendin tonë është nën një vajzë për grua, pra një femër nuk arrin të riprodhojë veten.

Pas

Horoskopi për ditën sotme, e enjte 13 Gusht 2020 (Shenjat me fat)

Para

Shkrumbohet nga flakët fabrika e paletave të drurit, ngjarja dyshohet e qëllimshme, ja kush ishte pronari

Para
Përfshihet nga flakët garazhi i pallatit në Tiranë (VIDEO)

Shkrumbohet nga flakët fabrika e paletave të drurit, ngjarja dyshohet e qëllimshme, ja kush ishte pronari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.