Për të dytën ditë rradhazi është zhvilluar në SHBA protesta e shqiptarëve, të cilët kishin vendosur ditën e sotme ta përshkallëzonin atë.
Për Fax News, në një lidhje direkte ka folur nga SHBA avokati shqiptarë Peter Lumaj.
Ai është shprehur se tashmë nuk ekziston më sovraniteti i shqiptarëve, e ndërkohë që në opzitkën e avokatit viktima kryesore e zgjedhjeve do të jetë vetëm presidenti.
“Sovraniteti shqiptar nuk ekziston më pas gjithë farë ka ndodhur në Shqipëri. Unë mendoj se është i trishtë fakti që shqiptarët lidhen pas ndërkombëtarëve, duke pritur prej tyre një zgjidhje. Dua të them se kemi disa të meta ne shqiptarët, shteti i shërben pushtetit dhe jo e kundërta. Dua të them gjithashtu se viktima kryesore e zgjedhjeve në Shqipëri është vetë Presidenti.”
Ndërkohë qartë avokati ka theksuar se protestat janë të rnëdësishme por në moment kur prej tyre meret rezultat, e nga ana tjetër politikës aktuale në Shqipëri nuk I intereson aspak populli.
“Në Shqipëri po kalojmë një krizë të rëndë kushtetuese. Unë mendoj se Basha duhet që të reformojë rrënjësisht PD-në dher kjo të ndodh sa më shpejt. Normalisht që protestat kanë rëndësinë e tyre por nevojitet rezultat. Politikanëve shqiptarë nuk u intereson populli, edhe nëse humbin në zgjedhje, sërish ato janë të pasur. Të vetmit që humbasin janë shqiptarët, jo politikanët.”- përfundoi Peter Lumaj