04:33 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqiptarët pushojnë duke u grindur!

15:34 | 07/07/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqiptarët pushojnë duke u grindur!

Nga Kim Mehmeti

Velipoja është vendpushim i mrekullueshëm. Dhe sa mirë ndjehet njeriu kur e sheh bregdetin shqiptar të stërmbushur me pushues, edhe pse shpeshherë, ai bregdet të duket si i lënë në mëshirën e atyre, të cilët, sikur të mundeshin, edhe diellin do e lidhin me tel dhe, do e kallnin e do e fiknin sipas dëshirës së vet dhe kuptohet, do e linin të rrezatonte vetëm mbi pushuesit që kanë paguar! Po pra, Velipoja është përplot me pushues shqiptarë, nga gjitha trevat tona, e të cilët jo rrallëherë janë dëshmitarë të grindjeve mes shitësve të misrave të pjekur, të petullave…, si dhe mes pushuesve të njërës çadër, me ata të çadrës fqinje! Dhe gjithmonë, shkak i grindjes është ‘territori’ i ‘pushtuar’ nga tjetri! Me çka ke përshtypjen se, o ne shqiptarët jemi bërë shumë grindavecë, o toka e qielli, nuk na japin aq sa na takon, e aq sa duam!

Menjëherë përtej lumit Buna, nis Plazhi i Madh i Ulqinit! Atje dominojnë pushuesit shqiptarë dhe ata boshnjakë, por të ardhur nga shtetet Perëndimore, ku punojnë! Në këtë plazh, më të zëshëm janë prindërit e brengosur, që u bërtasin fëmijëve të mos futen në ujërat e thella të detit! E kur jemi te thirrjet e tyre, bie në sy se thuajse nuk dëgjon prind shqiptarë që fëmijëve të vet t’u drejtohet shqip, njësoj siç thuajse nuk dëgjon prind boshnjak, që fëmijëve të vet u fletë në gjuhë joamtare! Që do të thotë se, o mërgimtarët shqiptarë turpërohen nga vetvetja dhe duan rrejshëm të tregohen si pjesëtarë të popullit të shtetit nga vijnë, ose boshnjakët mburren me atë që janë dhe duan të mbeten të atillë siç u pëlqen vetvetja, e jo siç do i pëlqenin të tjerët!”

Megjithatë, ka diçka që i bënë të ngjashme këto dy plazhe, që në të vërtet janë një, por si shumëçka e jona, me në mes ndonjë ‘lum’, që shqiptarët i ndanë nga shqiptarët: romët e vegjël, që kërkojnë lëmoshë, e që të duken si të vetmit ‘pushues’, që nuk e prishin rehatin as kur u jep ndonjë monedhë, as kur i dëbon nga vetvetja! Ku ta dish, mbase pse e dinë se s’mund të jenë as pronarë të plazhit, e as të detit, ata i gëzohen pronës më të shtrenjtë, që i takon çdo njeriu: lindjes së radhës së diellit, që nuk do përsëritet kurrë më në jetën tonë!

Etiketa: Kim Mehmetipushimeshqiperivelipoja
Pas

Dogjani vijon me akuza të forta: Mziu është mosmirënjohës, intrigant i pashoq!

Para

Zjarri në kabinën e avionit Ankona-Tiranë, flet dëshmitari

Para
Zjarri në kabinën e avionit Ankona-Tiranë, flet dëshmitari

Zjarri në kabinën e avionit Ankona-Tiranë, flet dëshmitari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.