21:31 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqiptarët rendin drejt luksit, importi i orëve rritet me 70%

12:31 | 10/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqiptarët rendin drejt luksit, importi i orëve rritet me 70%

Të mirat e luksit janë produkte që edhe pse nuk janë esenciale, janë shumë të dëshiruara dhe shpesh të lidhura me njerëzit e pasur dhe me pushtet. Disa nga arsyet kryesore që çojnë në blerjet e mallrave të luksit është rritja e vetëvlerësimit dhe vetëbesimit, apo edhe për cilësinë e produktit dhe mënyrën e prodhimit të tij.

Individët që blejnë të mira luksi kategorizohen sipas studimeve më të fundit në: blerës irracionalë; njerëzit me vetëbesim të ulët; të fiksuar pas origjinalitetit; dhe në individë, të cilët edhe pse nuk janë mirë financiarisht, bëjnë blerje luksi për t’u mburrur apo për t’u pranuar në shoqëri.

Ndër produktet që konsiderohen mallra luksi janë edhe orët. Sipas të dhënave nga Dogana, importet e orëve në Shqipëri u rritën me 71 për qind në 2016-n në krahasim me pesë vite më parë. Zyrtarisht importet shënuan një vlerë prej 3.3 milionë dollarë, nga 1.9 që kishin qenë në 2012-n.

Orët, veçanërisht ato të prodhuara nga kompani me emër, janë një mënyrë e mirë “për t’u dukur” dhe me sa duket, “milionerët e rinj” në qarkullim kanë rritur importet në vend.

Zvicra dhe Kina mbeten partnerët kryesorë ndër vite

Padyshim që kur flasim për orët, vendi i parë që të vjen ndër mend është Zvicra. Shteti europian përpos mirëqenies, është i njohur për markat e njohura të orëve si Rolex, Audemars Piguet, Breitling, Chopard etj.

Në 2016-n, importet nga Zvicra, sipas të dhënave nga Dogana përllogariteshin rreth 1 milion dollarë. Në periudhën kohore 2012-2016, importet e orëve nga Zvicra llogariten të jenë rreth 4.5 milionë dollarë. Ndërsa eksportet e Zvicrës në të gjithë botën në 2016-n shënuan një vlerë prej 19.8 miliardë dollarë.

Vendi me peshë të lartë për sa u përket importeve në vend është Kina. Në dallim prej Zvicrës, Kina është e njohur për imitacionet e markave të famshme të orëve. Të dy vendet së bashku përbëjnë mbi 65% të totalit të importeve (shiko tabelën e përmbledhur). Nga të dhënat e Doganës importet e orëve nga Kina kapën vlerën e 1.18 milionë dollarë./Monitor

 

 

 

 

Pas

Marku shkon tek Xhafaj, për çfarë po “konsultohet” Kryeprokurorja

Para

Sekuestrohet gomonia në Vlorë, 2 personat arratisen me shpejtësi

Para
Sekuestrohet gomonia në Vlorë, 2 personat arratisen me shpejtësi

Sekuestrohet gomonia në Vlorë, 2 personat arratisen me shpejtësi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

Plagosja e 15-vjeçarit në picerinë në Ali Dem, arrestohet autori. Njoftimi zyrtar i Policisë

Trafik narkotikësh dhe pastrim parash/ 22 të arrestuar pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC në Kosovë

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Komandanti i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi, ka dorëzuar dorëheqjen nga posti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.