06:39 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqiptarët sërish të përçarë në Maqedoninë e Veriut, pa marrëveshje për koalicione

21:12 | 07/01/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqiptarët sërish të përçarë në Maqedoninë e Veriut, pa marrëveshje për koalicione

Akoma asnjë marrëveshje konkrete nuk është arritur nga partitë politike shqiptare për koalicione të mundshme parazgjedhore. Ideja e koalicionit trepalësh mes Aleancës për Shqiptarët, Alternativës dhe Besës rezulton e dështuar. Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Skender Rexhepi, beson në një marrëveshje pozitive me partinë e Selës por e hedh poshtë mundësinë për koalicion me Besën.

“Jemi në bisedime të vazhdueshme me Aleancën në këtë rast, edhe në nivel të Komisioneve, edhe në nivel të kryetarëve të partive dhe besojmë që përmbyllja e këtyre bisedimeve shpresoj dhe besoj që do të jetë pozitive dhe do të ndodhë brenda disa ditëve”– tha Skender Rexhepi, Alternativa.

A hidhet përfundimisht poshtë mundësia për një koalicion me Besën?

Po. Gjithsesi. Nëse vjen deri te pika që ju e përmendni, në asnjë rast, Alternativa dhe asnjë organ partiak nuk do të pranonte të ulet në një tavolinë me njerëz të cilët kanë thyer çdo shpresë dhe ideal tek votuesit tonë të përbashkët.

Shuarjen e idesë për një koalicion trepalësh nuk e konfirmojnë dy partitë e tjera, ASH-ja dhe Besa. Sela, i cili i pari e shpalosi këtë ide në publik, sot për Alsat përsëri komunikoi se punohet në drejtim të marrëveshjes, megjithatë, më herët kishte thënë se vendimi do të bëhej publik më 3 janar.

“Besoj brenda një jave ne do ta përmbyllim për korrektesë edhe ndaj opinionit dhe do të dihet saktë me kë do të bëjë koalicion Aleanca për Shqiptarët por sido që të jetë, koalicioni më kuptimplotë që një subjekt politik mund të bëjë, është koalicioni me opozitarin e vërtetë dhe opozitari i vërtetë është qytetari” – deklaroi Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.

Lëvizja Besa konfirmon se është në komunikim të vazhdueshëm më ASH-në por e ka të paqartë se pse s’ka thirrje konkrete për takim trepalësh.

 Lëvizja Besa

“Jemi në komunikim të rregullt me Aleancën për Shqiptarët, edhe përkundër bindjes tone, por për hir të dhënies së shansit kemi pranuar kërkesën e tyre për të biseduar për një koalicion trepalësh, mirëpo ende nuk kemi përgjigje pse nuk po ndodh thirrja konkrete në ditë të caktuar për takim trepalësh qoftë mes kryetarëve të tre partive apo grupeve negociuese.”

Ndërkohë, PDSH-ja tashmë ka vendosur të shkojë e vetme në zgjedhje. Koalicionet e mundshme paszgjedhore, partia e Menduh Thaçit do t’i kushtëzojë me postin e zëvendëskryeministrit me nënshkrim të lidhur.

“Ne kemi vendosur që të shkojmë vetë në zgjedhje. Kemi paraqitur dy parakushte ose mundësi të bisedimeve me partnerët e ardhshëm të koalicionit paszgjedhor se si duket koalicion parazgjedhor nuk do të ketë. Çështja e parë është eliminimi i BDI-së prej qeverisjes pas këtyre zgjedhjeve dhe çështja e dytë të cilën e kërkojmë ne, një bisedë serioze për postin e zëvendëskryeministrit që duhet ta marrë PDSH-ja” – tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Edhe BDI-ja do të shkojë e vetme në zgjedhje. Në vazhdimësi, partia e Ahmetit ka bërë thirrje për bashkimin e partive të tjera në një bllok të vetëm garues në zgjedhjet parlamentare./Alsat

Pas

Video që po çmend rrjetin, vogëlushja del nga dritarja e pallatit dhe shëtit parvazet me shpejtësi

Para

Aksident i dyfishtë në Korçë, plagoset rëndë një person

Para
Aksidenti i rëndë në Shkodër, ndërron jetën një prej të plagosurve (Emri)

Aksident i dyfishtë në Korçë, plagoset rëndë një person

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.