17:40 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqiptarët shpërngulen në Kosovë pas tërmetit, ja sa njerëz janë futur në pikën kufitare gjatë 24 orëve të fundit

12:25 | 30/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Konfirmohen 6 viktima, dhjetra persona nën rrënoja/ Çfarë la pas vala e tërmeteve në Tiranë, Durrës dhe Thumanë (Video)

Lëkundjet e forta të tokës të rgjistruara në datën 26 Nëntor në orën 03:56 të mëngjesit kanë detyruar shqiptarët të shpërngulen. Nga tërmeti 6.4 ballë u shënuan 51 viktima, rreth 900 të plagosur, ndërsa me dhjetëra qytetarë nuk kanë më një shtëpi mbi kokë.

Në këto ditë zie shqiptarëve u kanë ardhur në ndihmë kosovarët. Si për të kthyer nderin e bërë në kohën kur Kosova ishte në gjendje lufte, kosovarët kanë hapur dyert e banesave të tyre për të strehuar shqiptarët e prekur nga tërmeti.

Sipas Pikës Kufitare të Vermicës në Kosovë, vetëm në 24 orët e fundit janë futur në këtë pikë 7072 persona. Të gjithë këta qytetarë janë drejtuar drejt shtetit kosovar për t’u strehuar. Vullnetarët e Kosovës gjatë këtyre ditëve kanë ardhur me autobusë e makina personale për të ofruar ndihmat e tyre, por edhe për të marrë banorët e prekur me vete.

Dje ishte këngëtari i njohur Capital T ai që bëri me dije se deri tani në Kosovë janë strehuar afro 20 mijë shqiptarë. “Ish kampi i kforit Gjerman ne Prizren me kapacitet 800 persona e me kushte shume te mira tani eshte stermbushur. Nevoja eshte E MADHE per ushqime te shpejta (racione ditore) si dhe gjera te tjera higjenike.
Tani numerojme afersisht 20’000 persona te strehuar ne Kosove ????”, shkroi këngëtari.

Ndërsa aktivistja Emine Imeri tha dje se Kosova po i kthen Shqipërisë atë që bëri para 20 viteve.Teksa po mblidhte ndihma për shqiptarët, aktivistja u përlot dhe u lut që ndihmat të mos keqpërdoren pasi ka njerëz të varfër që kanë hequr pallton dhe e kanë dhuruar.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: kosovashperngulenshqiptarettermeti
Pas

“Është çmendur Meta, baba xhike të kemi rixha”, si u neglizhuan thirrjet e presidentit lidhur me tërmetet

Para

Shkon në 51 numri i viktimave të tërmetit, vdes në Tiranë 20-vjeçarja Xhesika Biqiku

Para
E FUNDIT/ Ekipet malazeze ndërpresin kërkimin tek rrënojat e hotelit në Durrës, zëvendësohen nga zviceranët dhe italianët

Shkon në 51 numri i viktimave të tërmetit, vdes në Tiranë 20-vjeçarja Xhesika Biqiku

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm turk takim me delegacionin e Hamasit: Qëllimi i Izraelit është aneksimi i Bregut Perëndimor

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Zyrtarizohet marrëveshja, Etrit Berisha rinovon me Hacken

Vendimi për zhvendosjen e nëndetësve bërthamore, çfarë e bëri Trump-in të tërhiqte vendimin

Vjosa Osmani takon zv/ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, David A. Baker. Fokusi te bashkëpunimi ushtarak i Kosovës me SHBA

I dërguari i Trump pas takimit me familjarë të pengjeve në Izrael: E dimë kush nga ata është gjallë, shumë shpejt do jenë pranë jush

Kriza humanitare në Gaza, Gjermania paralajmëron sanksione kundër Izraelit

Europa preket nga thatësira rekord në muajt e verës, ja cilat janë shtetet më të prekura

Negociatat me Hamasin në prag dështimi, i dërguari i SHBA-së në Tel Aviv: Do të doja të kisha lajme për ju, por…

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare/ Vuçiç: Serbia nuk do ta njohë vendimin e gjykatës për dënimin e Millorad Dodik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.