03:14 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Shqiptarët të tjera gjëra studiojnë, të tjera punë bëjnë”. Cilat janë fushat që pritet të kenë mbifurnizim të të diplomuarve

10:42 | 15/02/2017
në Aktualitet, Sociale, Te Gjitha
0
‘’Fëmijëve të invalidëve po ju kërkojnë tarifë studimi’’, DENONCIMI

Një studim i detajuar i Komisionit Europian nxjerr në pahë realitetin shqiptar, se vendi ynë ka numër të lartë të diplomuarish, por papunësia në këto kategori është gjithashtu e lartë.

Në analizën “Nga universiteti te punësimi” përmes anketimeve janë marrë në analizë institucionet e arsimit të lartë si dhe nevojat e tregut në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi këtu edhe Shqipërinë.

Lidhur me Shqipërinë sa i përket vështirësive që hasin të sapodiplomuarit në gjetjen e një pune, studimi tregon se ndryshe nga sa ndodh në vendet e tjera të rajonit, diploma nuk iu ofron ‘mbrojtje’ ndaj papunësisë.

Një tjetër tregues i gjendjes problematike është se shkalla e të diplomuarve të punësuar në Shqipëri është 18 pikë përqindjeje më poshtë se në BE.

Ndërsa në kategori të ndryshme të të diplomuarve kjo normë mund të shkojë deri në 28%.

“Përveç kësaj, sondazhi diplomuar tregon se shkalla e papunësisë të të diplomuarve të fundit është 28%, shumë më lartë se shkalla e papunësisë së fuqisë punëtore në tërësi dhe më lart se për të gjithë të diplomuarit. Shkalla e punësimit e të sapodiplomuarve është 54%, më e ulët se norma e punësimit të të gjithë të diplomuarve. Kjo pasqyron vështirësinë që hasin të diplomuarit teksa përballen me tregun e punës në vitet menjëherë pas diplomimit nga universiteti. Por, me kalimin e kohës me rritjen në karrierë gjetja e punës bëhet më e lehtë”, thuhet në këtë studim, përcjell “Monitor”.

Analiza e KE-së vë në dukje se pavarësisht rritjes ekonomike që ka vazhduar, norma e papunësisë është rritur. Në vitin 2013, shkalla e papunësisë tek të diplomuarit ishte nën normën e përgjithshme e papunësisë, por që nga ajo kohë është rritur. Në vitin 2015 shkalla e papunësisë tek të diplomuarit ishte mbi normën e përgjithshme të papunësisë.

Në analizë flitet se në Shqipëri do të ketë një mbi furnizmim të të diplomuarve që i përkasin fushave të tilla si: Arsimi, Artet dhe Shkencat Humane, Administratim biznesi, Drejtësi dhe Shëndetësi.  Ndërsa suficiti më i madh do të jetë sa i përket punonjësve të shëndetësisë që do të kenë tendencë që të largohen jashtë vendit.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: diplomuarpunesimshqiperiastudimi
Pas

Shpërthen bombola e gazit në banesën dykatëshe në Vlorë

Para

VIDEO/ Në dy tenxhere të groposura gjenden në Vlorë një pjesë e kartmonedhave të grabitura në Rinas

Para
VIDEO/ Në dy tenxhere të groposura gjenden në Vlorë një pjesë e kartmonedhave të grabitura në Rinas

VIDEO/ Në dy tenxhere të groposura gjenden në Vlorë një pjesë e kartmonedhave të grabitura në Rinas

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.