15:00 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Shqiptarëve u rroftë universiteti”, ja sa keq renditemi me rajonin dhe BE-në

09:50 | 07/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Shqiptarëve u rroftë universiteti”, ja sa keq renditemi me rajonin dhe BE-në

Të kesh mbaruar arsimin e lartë në Shqipëri nuk do të thotë të jesh i privilegjuar për të gjetur punë, në krahasim me ato që kanë mbaruar të mesmen. Ndërsa Juridiku dhe Ekonomiku mbeten zgjedhjet më të preferuara, kërkesat nga tregu nuk duket se përputhen. Krejt e kundërta ndodh me ata që kanë mbaruar të mesmen, që e kanë më të lehtë të sigurojnë të ardhura.

Të dhënat e Eurostat, që i referohen vitit 2015, tregojnë se Shqipëria është i vetmi vend në rajon, ku papunësia tek ata me arsim të lartë është më e madhe sesa tek ata me arsim të mesëm.

Sipas Eurostat, 15% e atyre që kanë mbaruar arsimin e lartë në Shqipëri janë të papunë, në paradoks me ata që kanë mbaruar arsimin e mesëm, ndër të cilët papunësia është 12%, duke treguar një lidhje të zhdrejtë mes të diplomuarve me arsim të lartë dhe kërkesave të tregut të punës.

Zhvillime krejt të kundërta janë në Europë dhe në rajon.

Në vendet e BE-së, papunësia e atyre që kanë mbaruar arsimin e lartë është vetëm 5%, ndërsa me arsimin e mesëm është 15%.

Në Bosnjë, të papunët me arsim të lartë janë më pak se ata me arsim të mesëm. Papunësia e të arsimuarve me universitet në Bosnjë është 15%, teksa në arsimin e mesëm është 27%.

Raporte të ngjashme janë edhe në vende të tjera. Në Maqedoni, 17% e atyre që kanë mbaruar universitetin janë të papunë, ndërsa në arsimin e mesëm, kjo plagë është edhe më e thellë, në rreth 30%.

Në  Malin e Zi, rreth 9% e atyre që kanë mbaruar universitetin janë të papunë, ndërsa në arsim e mesëm, papunësia është 27%.

Ndërsa Serbia dhe Turqia nuk kanë shumë diferencë në përqindjet e punësimit sipas nivelit të arsimit në Shqipëri.

Në vitin 2015, vetëm dy të tretat (65.6%) të njerëzve të moshës 15-64 vjeç në BE-28 ishin të punësuar, ndërsa kjo peshë u rrit në 70.0% në mesin e njerëzve të moshës 20-64 vjeçare./monitor

 

 

 

 

Etiketa: nivelishkollimishqiptaret
Pas

Zërat se Majlinda Bregu do ishte pjesë e Qeverisë “Rama 2”, si përgjigjet kryeministri

Para

Rama e pranon se ka gabuar sa të duash, po tërhiqet në momentin e fundit

Para
Rama nuk ndryshon rutinë, pak orë para Asamblesë së PS-së thotë “mirëmëngjes” me këto foto

Rama e pranon se ka gabuar sa të duash, po tërhiqet në momentin e fundit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dështon për herë të 47-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Aksident i rëndë në Elbasan/ 62-vjeçari humb jetën, arrestohet drejtuesi i dehur i mjetit

Danimarka gati të financojë dërgimin e sistemeve Patriot në Ukrainë, ministri i jashtëm danez: Po bëjmë pjesën tonë

Dy të mitur të zhdukur në 24 orë në Durrës, policia në kërkim të 17-vjeçares dhe 11-vjeçarit

Vau i Dejës, japin dorëheqjen tre nënkryetarë, pesë administratorë dhe të gjithë drejtorët e bashkisë

Urdhri i kryeministrit, vijojnë dorëheqjet e drejtorëve dhe administratorëve të disa bashkive në vend

Situata e zjarreve në vend/ 4 vatra ende aktive, mbi 290 ha të djegura

E rëndë në Koplik/ Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari aksidentohet dhe humb jetën

Rreh gruan dhe 2 familjarë të saj, arrestohet tropojani

Zjarri përfshin një banesë dykatëshe në Fier raportohen vetëm dëme materiale(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.