Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta, do të rikthehet sërish në Sanremo, për të konkurruar krahas pjesëmarrësve të tjerë. Autor, producent, lider i grupit muzikor “La Fame di Camillia” do të rikthehet në Sanremo për të katërtën herë.
Ai do të konkurojë në Sanremo 2017 përkrah emrave të mëdha të muzikës italiane si Al bano, Fiorella Manoia. Gigi d’Alessio, Paola Turci, Nesli, Fabrizio Moro, Michele Zarrillo etj.
Si solist, ai do të konkurrojë me këngën “Vietato di morire”, e cila është një himn për jetën dhe një këngë proteste kundrejt atyre që kërkojnë ta asgjësojnë atë në emër të dashurisë.
Kënga flet për dhunën, për dashurinë e vërtetë që nuk lë shenja në fytyrë, maksimumi lë shenja në zemër.
Ermal Meta fitoi vjet vendin e tretë në kategorinë e të Rinjve një vit më parë, kur këndoi “Odio le favole”.
“Në realitet debutimi im në riston ishte në vitin 2006. Isha kitaristi i grupit ‘Ameba4’. Isha vetëm 24-vjeç dhe ishte eksperienca e parë televizive. Pastaj, në vitin 2010, kam marrë pjesë me grupin ‘La fame di Camilla’. Gjatë këtyre viteve kam ngrënë dhe thithur pluhurin e skenës. Shumë artistë recitojnë një pjesë: ndërsa unë do të sjell vetveten”, ka rrëfyer ndër të tjera Ermali për “Corriere.it”. (XH.A/SHUPLAKA)