Një i ri shqiptar është dënuar me dy vite burg në Britani, pas akuzave për tregtim të lëndëve narkotike.
23-vjeçari Admir Palushi u arrestua nga policia britanike më 16 dhjetor, teksa drejtonte një makinë Audi A6.
Pas kontrollit të policisë, u zbulua se i riu kishte fshehur në çorape 30 doza droge.
Mbi Palushin rëndojnë edhe akuza të tjera, pasi rezultoi se siguracioni dhe dokumentet e makinës nuk korrespondonin me identitetin e tij.
I riu refuzoi të fliste para trupit gjykues, duke thënë se nuk mbante mend asgjë, madje as ku jetonte. Megjithatë, policia arriti t’i zbulonte lidhjet e tij për blerjen dhe shitjen e kokainës përmes kontrollit të telefonave.
Gjykata në Londër dha dënimin me 32 muaj burg. Më pas Palushi do të deportohet në Shqipëri. (D.D/Shuplaka)