Grekja e cila qëlloi për vdekje me thikë shqiptarin Valter Loka në Kretë 1 vit më parë është dënuar me burgim të përjetshëm.
Loka u qëllua nga për vdekje me thikë më 10 nëntor 2017. Shqiptari i ishte afruar 27-vjeçares greke e cila ishte e droguar për ta ndihmuar pasi ajo po bërtiste, por u godit me thikë në zemër. Ai u transportua menjëherë drejt spitalit, por nuk mundi të mbijetojë.
Valter Loka ishte babai i dy fëmijëve, 15 dhe 7 vjeç. (B.H/Faxweb)