Policia italiane ka penguar transportin e një sasie të madhe droge gjatë ditës së djeshme, ku kanë vënë në pranga edhe një 41-vjeçar shqiptar.
Pas një kontrolli të nisur nga policia rrugore në pjesën perëndimore të Romës, karabinierët kanë ndaluar një makinë “Opel Astra”, nën tapicerinë e së cilës ishin fshehur rreth 6 kilogramëve kokaine të pastër.
Mediat italiane shkruajnë se sasia e lëndës narkotike e shitur në treg kap vlerën e mbi një million eurove. Droga ishte e ndarë në pesë pako me nga 1150 gramë, të mbështjella me celefon transparent.
Mediat italiane shkruajnë se transportuesi shqiptar kishte ideuar një sistem gjenial dhe të veçantë sigurie për mallin e tij. Jo vetëm ndarja e fshehtë, e kamufluar nën tapiceri, por ai kishte vendosur sipër edhe një pllakë metalike të salduar.
Shoferi shqiptar me iniciale D.E.M., është dërguar në burgun e Civitavecchia-s dhe pret vendimin e gjykatës për dënimin që do marrë. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1079″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]