Një foshnje 15-muajshe është dërguar me urgjencë në një spital në Itali, pasi ishte dhunuar nga babai i saj shqiptar, 48 vjeç.
Mediat italiane shkruajnë se vajza kishte dy brinjë të thyera dhe shumë plagë të tjera në fytyrë dhe trup.
Policia ka thënë se burri ka qenë në gjendje të dehur kur e ka dhunuar dhe në banesë ka qenë vetëm ai me vajzën, pasi e ëma ka qenë në punë.
Alarmin e ka dhënë pikërisht nëna, e cila kishte marrë në telefon të shoqin për të pyetur si ishte vajza, por ka kuptuar se ai ishte tërësisht i dehur dhe ka ndjerë se dicka e keqe kishte ndodhur.
E alarmuar ajo ka njoftuar të motrën që të shkonte të shihte se çfarë kishte ndodhur. Kur ka vajtur ajo në shtëpi, vajza ka qenë e nxirë, e fryrë në fytyrë dhe gati pa ndjenja.
Policia ka arrëstuar shqiptarin, ndërkohe që vijojnë hetimet. (E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post