Një shqiptar nga Kosova ka qëlluar për vdekje gruan e tij në Gjermani. Menjëherë pas krimit, ai u vetëdorëzua në polici. Oficerët mbërritën në banesën e tij dhe gjetën kufomën e një gruaje.
“Kolegët u drejtuan për në banesën e burrit. Atje, ata gjetën një kufomë të një gruaje”, tha komisioneri i policisë Franziska Meindl.
Ende mbetet e paqartë se cili është motivi që ka shkaktuar krimin e rëndë në familje. Ngjarja ndodhi në apartamentin e tyre në jug të Regensburgut.(A.M/Faxweb.al)
Discussion about this post