Policia italiane ka arrestuar një 30-vjeçar pas një kontrolli rutinë në Rimini.
Mediat italiane bëjnë me dije se ndaj shqiptarit ekzistonte një urdhër dëbimi.
Pas dëbimit nga Italia, 30-vjeçari ishte martuar në Shqipëri dhe kishte ndryshuar mbiemrin duke marrë atë të gruas. Kjo me qëllim që ai të rikthehej edhe njëherë në Itali.
Por në këtë fundvit, ai do të përballet me një urdhër të ri dëbimi. (D.D/Shuplaka)