Një shqiptar i identifikuar si Edison Lici ishte dèbuar nga Britania e Madhe por ka hyrë sërish në territorin britanik me një identitet të rremë. Ai krijoi dokumente italiane dhe kishte tentuar të bënte edhe një kurs patente.
Por gjithçka u zbulua pasi dorëzoi para autoriteteve dokumentet që rezultuan false. Hunnah George, që ka ndjekur penalisht rastin tha se shqiptari kishte thyer ligjin e deportimit pasi është kthyer për 6 muaj duke hipur në pjesën e pasme të një kamioni për të arritur në territorin e Britanisë së Madhe.
Në korrik të vitit 2019 përdori emrin e italianit Alex Passini për të aplikuar në DVLA për leje të përkohshme drejtimi. Aty dorëzoi një kartë identiteti italiane, ku britanikët vunë re mungesë të detajeve të sigurisë dhe gabime në mënyrën e shkrimit.
Gjykata e Suanse vendosi që ta dënojë 28-vjecarin dhe më pas ta dèbojë. Lici pranoi gjithçka ndërsa më parë ishte dërguar në vendlindje pasi u kap nga pòlicia britanike me drògë.