Gjykata e Apelit të Selanikut ka vendosur të ekstradojë shqiptarin për vr`asjen që bëri 23 vjet më parë në Fier. Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi ekstradimin e një shqiptari 44-vjeçar në Shqipëri, me qëllim që të vuajë një dënim shumë vjeçar me burg për një vr`asje, për të cilën ai akuzohet se ka kryer më 1997.
Ai është arrestuar dhjetorin e kaluar në qendër të Selanikut pas kërkimeve ndërkombëtare nga autoritetet shqiptare. 44-vjeçari akuzohet për një v`rasje të kryer në gusht 1997 në Fier për shkak të mosmarrëveshjeve financiare që kishte me personin që humbi jetën.
Gjithashtu, në vitin 2003 ai u arrestua për vjedhje të ar`matosur në një degë banke në Selanik dhe në përpjekjen e tij për të shpëtuar ai qëlloi ndaj një oficeri policie, duke e lënduar atë. Ai u dënua me disa vjet burg për këtë veprim, të cilin edhe e kreu atë.