43-vjeçari shqiptar Agim Margegaj, është árrestuar në Greqi, pasi u kap me 5 kilogramë heròinë, ndërsa më parë ishte arratisur nga bùrgu. Sipas asaj që raportojnë mediat në Greqi, Margegaj ishte i dënuar me bùrgim të përjetshëm atje, për disa vepra penale, por edhe me 35 vite bùrg në Shqipëri.
Ai ishte larguar nga bùrgu grek me një leje, të cilën e ka thyer, duke mos u kthyer më në vendin e vuajtjes së dënimit. Margegaj u kap pas operacionit të policisë në Artemida, Athinë.
Policia i gjeti me vete 5 kg 50 gram heròinë, 1 peshore elektronike, 1050 euro, kartë identiteti dhe pasaportë të falsifikuar, 2 celularë, 1 krehër arme, pajisje plastike presimi.
Dròga kishte ardhur nga Shqipëria dhe policia greke po kërkon një mjet furgon tip Mercedez, i cili dyshohet se ka hyrë në territorin grek nga Kakavija.
Ai ishte dënuar për vrásje me dashje, tentativë vrásje më shumë se njëherë, grábitje në bashkepunim më shumë se njëhere, armëmbajtje pa leje, përdorim arme. Gjithashtu ai rezulton i kërkuar në Shqipëri, pasi është dënuar me 35 vite bùrg për vrásje.