Një emigrant shqiptar, i cili detyroi dy motra ukrainase të bëhen pròstituta, u arrèstua nga karabinierët në Qualiano. Shqiptari 39-vjeçar, i skeduar në të kaluarën, kishte vjèdhur pasaportën nga dy motrat dhe, duke i kërcënuar ato, i detyroi të bëheshin pròstituta në Circumvallazione dhe të merrte një pjesë të mirë të fitimeve.
Pòlicia bllokoi shqiptarin jo larg vendit ku emigranti u takua me dy gratë për të mbledhur paratë dhe për t’i sjellë ato në shtëpi. Në xhep, ai kishte një pasaportë në emër të njërës prej dy víktimave.
Aktiviteti kishte nisur që prej qershorit të vitit të shkuar, duke përdorur dhùnë dhe kèrcënime. 39-vjeçari u transferua në bùrgun e Poggioreale në pritje të gjykimit.