Ndërkohë që dje në Shqipëri vijonte procesi i numërimit të votave, një shqiptar në Itali ka humbur jetën pasi e kanë ekzekutuar me armë zjarri.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Rufina, provincë e Firences. “La Stampa”, shkruan se shqiptari Andrea Lucaj, 30-vjeç, ka qenë brenda makinës së tij me një mik.
Paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh mes rivalëve në dashuri. Pra mendohet se një femër ka qenë shkaku i ekzekutimit.
Mediat italiane shkruajnë se Lucaj kishte parkuar makinën e tij “BMW X3”, në një shesh në Cavallermaggiore (komunë në provincën Cuneo, në Piemonte). Dy persona ende të paidentifikuar i janë afruar makinës së tij, kanë bërë sherr me fjalë fillimisht e më pas kanë qëlluar me pushkë e pistoleta në drejtim të tyre.
Lucaj humbi jetën ndërsa miku i tij, gjithashtu shqiptar mbeti i plagosur. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur detajet e ngjarjes. (D.D/Shuplaka)