Pamje të pazakonta kanë qarkulluar në rrjet nga burgu i sigurisë së lartë në “Koridhalo”, ku një i burgosur shqiptar mban një fjalim në mesin e të burgosurve të tjerë. Video që është publikuar gjërësisht në rrjetet sociale mendohet ka si protagonist Fabio Dushkun, një i ri me origjinë nga Mirdita, i cili është dënuar me burg përjetë.
Siç mund të shihni në video, Fabio Dushku ka mbledhur të gjithë të burgosurit, dhe ndërsa mban një flamur kuqezi në dorë, u kërkon llogari. Reagimi i Dushkut ka ardhur pasi në burg dikush ka ofenduar shqiptarët dhe i riu nga Mirdita ka marrë në mbrojtje bashkëkombësit e tij.
Bosi shqiptar kërkon që të mos ketë probleme në burg, pasi në rast të kundërt do të përballen me reagimin e tij. Në fund, të burgosurit binden dhe japin me duartrokitje miratimin e tyre. Fjalimi i Dushkut dhe duartrokitjet e të burgosurve tregojnë qartë se ligjin në këtë burg e bëjnë shqiptarët.