Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi akuzohet për mashtrim ndaj të moshuarve në zonën e Thesprotisë të Greqisë. Sipas mediave greke, 48-vjeçari është anëtar i një organizate kriminale, në të cilën merrnin pjesë edhe tre persona të tjerë, që krijonte mashtrime me të moshuarit për t’u zhvatur para dhe ar.
48-vjeçari është përfshirë në të paktën dy mashtrime ndaj të moshuarve në Filiates dhe Igumenicë, ku vlera e vjedhjes së tyre arrin në 140 mijë euro. Mashtruesi shqiptar i telefononte ose paraqitej vetë tek të moshuarit dhe iu kërkonte para me justifikimin se të afërmit e tij kanë nevojë për shuma të mëdha parash për të kryer operacione pas një aksidenti automobilistik. Tashmë 48-vjeçari po përballet me kallëzim penal.
Discussion about this post