Një shqiptar është zënë me grushte e me shqelma me disa policë italianë, të cilët e kishin ndaluar për inspektim.
Ngjarja ka ndodhur në Via Bovio të Italisë, ku 41-vjeçari shqiptar me inicialet Z.M jetonte prej kohësh si i pastrehë.
Mediat italiane shkruajnë se policët kishin dalë në rrugë për një kontroll dhe në momentin që ata e kanë thirrur ai i ka kundërshtuar, duke bërtitur.
Pas kësaj policia i ka kërkuar dokumente personale, mirëpo shqiptari është përgjigjyr me grushte dhe shqelma ndaj njërit prej policëve.
Pas një përplasjeje fizike, efektivët e policisë e kanë ndaluar 41-vjeçarin shqiptar të cilin e kanë lënë prapa hekurave në qelinë e paraburgimit.
Ndaj tij rëndon akuza, për dhunë ndaj agjentëve për shkak të detyrës. Ndërkohë, njëri prej efektivëve është lënduar gjatë përleshjes dhe është dërguar për të marrë ndihmë në spital.
Mediat italiane shkruajnë gjithashtu se shqiptari i ka kryer këto veprime nën efektin e alkolit. (D.D/Shuplaka)